E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ne njesine 9 Ulje taksash dhe shkolla te reja

Kandidati i PD-së për Tiranën, Lulzim Basha ka vazhduar takimet me qytetarët e kryeqyetit. Këtë herë ai ishte në njësinë numër 9 në Tiranë, ku ka dëgjuar nga afër problemet e banorëve për taksat e larta, mungesën e parkimeve, mungesën e shkollave si dhe abuzimet me pronat. Ai ka premtuar zgjidhje të këtyre çështjeve nesë do të jetë në krye të bashkisë më të madhe të vendit .

“Ju siguroj që grabitjes së pronave do tu japim fund njëherë e mirë”- tha Basha.

Gjatë takimit me banorët e njësisë numër 9 në Tiranë, Basha ka marrë dhe falenderim e për heqjen e vizave. Ndërkohë, kandidati i PD-së për bashkinë ka viztuar dhe ekspozitën e 16 artistëve ku ka shprehur angazhimin e tij për ndërtimin e nje galerie.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›