E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutfi Dervishi dhe zyra qe e mban nen krah

Duhet te ishte nje dreke por eshte nje mengjes takimi me te. Lufti Dervishi eshte i ftuari I Standard Lunch. E gjej duke levizur me gisht Ipad-in e tij.

Cfare po ben - e pyes une pasi syri me kapi nje format shkrimi. Shkruaj - me tha - dhe mbaj shenime vazhdimisht. Madje shume nga shkrimet i shkruaj edhe ne blackberry. Ne nga arsyet qe botoi disa kohe me pare nje shkrim me titullin Lamtumire leter dhe telashet e botes dixhitale .

Ne fakt nuk dukeni aq shume te telash sepse dukeni i lidhur shume me teknologjine

Shume- me pergjigjet duke i shoqeruar shpesh fjalet me nje levizje koke. Flet me ze shume te ulet dhe kjo rrit perqendrimin tim por nuk eshte e lodhshme sepse cdo rrefim e shoqeron me nje batute apo histori te bukur. Ky njeri qe ne pamje te pare duket si pa gjak. pasi ka nje pamje disi te zbehte zakonisht ngjyra e syve bojeqielli e hapur dhe floket gri konfirmojne mungesen e ngjyrave ne portret. Por jeta e tij dhe cdo gje qe thote eshte shumengjyreshe si nje ylber. Udheton gjate gjithe kohes dhe heren e fundit ishte i ftuar per te mbajtur nje fjalim ne nje organizim rajonal ne Prishtine. Duhet te fliste per politikat kulturore.

ndash Nuk dija si ta nisja. E dija qe do te thosha gjera qe pak a shume dihen dhe ne fillim te fjales time bera nje paranteze. ndash po ndihem si burri i tete i Elisabet Taylor e cila u shua para pak ditesh i cili naten e pare e dinte se cfare duhej bere por spo gjente nje menyre te re dhe interesante per ta bere te ishte ndryshe. Pastaj nuk ndihem as nje njohes mirfillte i kultures i. Por nje miku im me thote se mjafton te dish dy gjera. Nese e shikon perballe eshte pikture dhe nese e shikon nga pas eshte skulpture. Fundja nje ish minstre kulture dhe nje minister aktual respektivisht njera skish hyre kurre ne biblioteken kombetare dhe tjetri tha se do te sillte ne vend eshtrat e Ismail Qemalit. Tani po pres qe te thone se ne zgjedhje do te vij te kendoje Xhon Lenon. Kjo ka mbetur. Eumlshte ironik dhe nuk thote kurre shprehjen tipike kete mos e shkruaj. Ndoshta se eshte i punesuari i vetvetes dhe ska frike. Nuk ka zyre dhe orare. Gjithcka e organizon vete me blackberry ipad ndashin dhe valixhen e vogel me te cilen udheton neper bote. I pelqen me se shumti lindja. Vende si Kazakistani Kina Rusia.

-sepse atje gjej pak nga ajo qe nuk eshte me tek ne dhe perendimi eshte kudo njesoj. Konference hotel metro. Ndersa ne lindje koha duket sikur ka ngelur ndihet fryma e diktatures dhe te kuriozon realiteti atje. Kur isha ne -98 ne Egjipt pashe kudo foto te Mubarakut. U riktheva atje ne 2008 dhe pashe shume me pak foto te tij. Tani dua te shkoj serish. Eumlshte e cuditshme si vjen vala e ndryshimit.

Cmendoni per ate cka po ndodh ne Egjipt Libi dhe kryesisht ne vendet me diktatura te gjata. Kush fshihet pas ketij shperthimi te lirise qytetare

Facebook twitter. Eumlshte informacioni qe shkon dhe frymezon qytetaret.

Pse nuk eshte nafta dhe interesa te tjera Kaq i forte mund te jete facebook

ndash Duhet te kete pa dyshim edhe interesa por besoj qe eshte nje clirim qe vjen nga informacioni. Madje blogjet ne internet rrjetet e ndryshme po garojne me median e cila te pakten ne Shqiperi nuk eshte me zeri qytetar por zeri i politikes duke u shnderruar ne nje qark te mbyllur. Cilesia e medias eshte e dobet. Kudo sheh te dalin si kerpudhat pas shiut televizione 24 ore. Live direkt dhe ne fund te dites nuk thuhet asgje. Nje trend joproduktiv. Nese media nuk investigon nuk gjen shkakun dhe arsyet nuk e ka bere punen e saj thjesht duke treguar cfare ndodh ne nje orar te dites. Kemi nje media pasqyre dhe nje fetishizim te teknologjise. Nuk trajnohen gazetaret por blihen vetem aparate te fjales se fundit te teknologjise. Gazetari eshte gjithcka ne nje media. Ai duhet trajnuar te pakten nje here ne vit. Por ne realitetin tone ai duket vetem nje nga mjetet. Mes nje veze sot dhe nje pule mot eshte zgjedhur veza.

Lutfiu flet me shqetesim per realitetin e medias shqiptare. Ka shkruar shume madje me auto ironi rreth problematikes se saj. Kritikon dhe disa gazetare e gazetare qe harxhojne me shume kohe tek parukieret sesa per lajmin.

Per momentin media e tij ideale eshte BBC dhe Al Xhazira ne anglisht

Ai ka porositur vetem nje caj me mjalte dhe disa bombone ndersa une nje krep me cokollate dhe banane. Gjate bisedes ushqimi duket i parendesishem dhe ndoshta sepse nuk eshte ende dreke dhe asnjeri ska uri.

Do doja qe ta quaja gazetar profesionist ashtu sic eshte ne te vertete por e di qe pjesa derrmuese e lexuesve e njohin Lutfi Dervishin si opinionist.

-Eumlshte fatkeqesi qe ne Shqiperi opinion berja eshte me e rendesishme dhe rrjedhimisht me e paguar se nje reporter. Ne cdo vend te botes reporter eshte fjala e fundit e lajmit. Ai ka reputacion tek qytetari. Ketu tek ne eshte krejt e kunderta.

Nje zhgenjim i tille i cili vjen me nje ze shume te qete por me fjale kumbuese duket se e ka bere te zgjedh fluturimin. Udheton mesatarisht cdo 10 dite sipas nje perllogaritje timen. Duket si filmi Up in the air.

Tirana eshte e mrekullueshme kur ke mundesi ti ikesh me thote duke vene buzen ne gaz.

Ne vere qendron me se shumti ne shtepine prane detit ne Golem. Punon me ipad ndashin e tij. Eumlshte i mallengjyer ne teknologji dhe duket se Apple apo cdo lloj kompanie tjeter qe prodhon te rejat e saj jane burimi I lumturise se tij. Gjate mengjesit tone mund te kemi pare qe te dy disa here shkrime te perfunduara dhe te paperfunduara ne Ipad.

Ajo gjysme molla duket nje mekat i fundit qe sigurisht nuk u shpik nga nje femer. Kete here mollen e kafshuan burrat dhe prodhuan zyren nen krahe per te cilen me bindi Lutfi Dervishi.

Fatura

Caj me mjalte 100 lek

bombone 100 lek

Krep 300 lek

Totali 500 lek

Artist lounge.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›