E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha padit Ina Ramën në gjykatë

Ish ministri i Transporteve, Lulzim Basha, refuzoi Prokurorinë e Përgjithshme, e cila i kishte dërguar një fletë-thirrje për t‘u njohur me aktin e njoftimit të akuzës dhe për t‘u pyetur në cilësinë e të pandehurit për
abuzimet e dyshuara të rrugës Durrës-Kukës.  

Në Prokurori mberriti vetem avokati i tij, Zef Nikaj me një letër në dorë. Aty kishte shprehur kundërshtimin e
vendimit të prokurorisë që e mori të pandehur Bashën, madje deklaroi se ka depozituar në gjykatë një padi ndaj zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ai i cilesoi akuzat si te montuara. Ndryshe nga sa deklaroi avokati, ministri aktual i Jashtëm nuk respektoi institucionet kushtetuese, madje hodhi poshtë gjithë punën 20-mujore të organit qendror të akuzës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›