Basha për modelin ekonomik, “Projekti, Tirana me shumë qendra”
Tirana me shumë qendra, ky është projekti për modelin ekonomik të kryeqytetit. Ndërsa është mbledhur grupi strategjik i planit urbanistik, është theksuar nevoja për ridimensionimin e modelit të zhvillimit ekonomik. Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, pasi ka ndjekur planin për këtë model të prezantuar nga Flamur Kuci, tha se modeli ekonomik do ti qëndrojë parimit për një Tiranë të gjelbër.
Duke folur për këtë projekt zoti Kuci ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndryshim të kufinjve administrativ.Grupi strategjik ra dakort me parimet e prezantuara dhe skemën e transportit publik, që origjinon pikërisht vendodhja aktuale dhe vendodhja e projektuar sipas 4 parimeve të mëparshme, pikave kryesore aktuale të transportit privat dhe publik, që janë edhe përdoruesit natyrisht të skemës së infrastrukturës.