LSI Rama jo pushtet me vote e kerkon me dhune
Levizja Socialiste per Integrim deklaroi dje se nuk ka kohe per te humbur me halucinacionet e Edi Rames i cili meqe nuk eshte i zoti dhe i afte te fitoje me vote synon marrjen e pushtetit me dhune. Edhe nje here e denoncojme si te papergjegjshme dhe provokative deklaraten e tij e cila ne fakt fyen nje popull te tere. Levizja Socialiste per Integrim pret nga opozita shqiptare kontribute pozitive per reformen zgjedhore. Pret njekohesisht nje angazhim real ne jeten parlamentare ne menyre te tille qe demokracia te jete funksionale ne perputhje te plote me rekomandimet e Keshillit te Evropes dhe Parlamentit Evropian si edhe ne menyre qe Parlamenti te mos jete arena e shfaqjes se rrugacerise dhe papergjegjshmerise politike - theksoi sekretari per Marredheniet me Publikun Ardit Cela. Sipas tij Levizja Socialiste per Integrim eshte e angazhuar fuqimisht jo vetem per kryerjen e nje reforme zgjedhore ne zbatim te rekomandimeve te institucioneve dhe partnereve tane nderkombetare por njekohesisht po punon me te gjitha strukturat e saj ne Tirane e ne te gjithe Shqiperine per nje rezultat spektakolar ne 8 maj.