Raul Kastro zgjidhet ne krye te Partise Komuniste

Ish-presidenti kubanez Fidel Kastro ka entuziasmuar delegatët e kongresit të partisë Komuniste, ndërsa është shfaqur pa paralajmërim në krah të vëllait të tij, Raul Kastro. Ky i fundit është zgjedhur në krye të kësaj partie dhe sipas BBC-së, mbërritja e Fidelit në kongres përbën konfirmimin e mbështetjes së tij për reformat ekonomike të njoftuara më herët nga i vëllai, Raul.
Dy burrat kanë marrë një pritje emocionale, me ovacione të forta nga delegatët, dhe kjo përbën herën e parë që ata shfaqen të bashkuar në publik, që kur Fidel 84-vjeçar i dorëzoi pushtetin të vëllait, 79-vjeçar, pesë vjet të shkuara.
Partia komuniste e Kubës, ka zgjedhur si numrin dy Hoze Venturën, 80-vjeçar. Kuba duket se po hyn në një epokë të re reformash ekonomike, por që gjithsesi mbeten brenda sistemit politike të vendit. Më herët, Kongresi vendosi të lëjojë kubanezët të blejnë dhe të shesin shtëpitë e tyre për herë të parë që nga revolucioni komunist i vitit 1959.
Përgjatë 50 viteve të fundit, kubanezët lejoheshin vetëm të trasahëgonin shtëpitë tek fëmijët e tyre, ose t’i shkëmbenin ato përmes një sistemi të komplikuar dhe shpesh të korruptuar.
Kongresi është i pari që mbahet në 14 vitet e fundit dhe synon t’i japë pak frymëmarrje sistemit komunist. Raul Kastro u tha delegatëve se pozicionet më të larta politike duhej të limitoheshin në dy mandate pesëvjecare, dhe premtoi ripërtëritjen e Qeverisë.
Juli Prifti