E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha përgënjeshtron shkarkimin e Hoxhës. Lajmin e përhapi gazeta kryesore pranë kryebashkiakut

(E PERDITESUAR)- Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka përgënjeshtruar lajmet se drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, është shkarkuar nga kjo detyrë.

Lajmin e përhapi e para gazeta Panorama, një e përditshme shumë pranë Lulzim Bashës, e cila thuajse çdo ditë ka nga një lajm në faqe të parë për Lulzim Bashën dhe arritjet e tij ‘spektakolare’.

Hoxha është imazhi skandaloz i Policisë Bashkiake.

Hoxha u bë i njohur kur nisi një aksion selektiv të shkatërrimit të ndërtimeve pa leje. Më pas dhunoi dy punonjëse të bashkisë së Tiranës, çështje për të cilën është në proces gjyqësor.

Hoxha u përfshi në skandalin e dhunimit të romëve, ndërsa një video e tij ku debatonte me një gazetar nxori në pah fytyrën e vërtetë të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›