E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA/ Shalsi: Basha do të përgjigjet një ditë

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-nënkryetar i bashkisë së Tiranës analizon punën një vjeçare të administratës së Lulzim Bashës. Gjithë premtimet e pambajtura dhe çfarë e kërcënon sot qytetin. Denoncohet një skandal gjysëm milioni dollarësh në bashki, kërkojnë të blejnë çfarë është e blerë më parë! Shalsi paralajmëron fatin e kryeministrit: …ata udhëheqës të cilet konsideroheshin të plotpushtetshëm dhe të plotfuqishëm për vite të tëra në vendet e tyre, një ditë pranvere u shembën dhe u shkërmoqën me turp

Nga Lorenc Vangjeli

JAVA

Eshtë mbushur një vit nga dita kur Lulzim Basha mori postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, si ish-nënkryetar i këtij instituçioni dje dhe deputet socialist sot, si e gjykoni punën e tij në këtë vit?

Kam hezituar të flas, deri pak kohë më parë, në lidhje më punën e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, për ti dhënë më shumë kohë atij të tregojë së çfarë është në gjendje të bëjë. Për hir të së vërtetës, viti i parë në administrimin e një qyteti është një periudhe e shkurtër kohore dhe do të ishte e padrejtë të kërkohen gjëra të mëdha e të dukshmë që në vitin e parë të qeverisjes. Edhe pse fiks një gjë e tillë ndodhi që në vitin e parë të mandatit të parë të Edi Ramës. Në rastin e Bashës, një vit mbasi ai hyri në zyrë ashtu siç dihet se hyri, kjo është një periudhë e mjaftueshme për të nxjerrë në pah rrugën pa krye në të cilën e ka futur administrimin e Tiranës.

Mënyra sesi zgjidhesh flet shumë dhe paradëshmon edhe mënyrën se si do të qeverisësh: Basha, ashtu siç erdhi në krye të institucionit, ashtu dhe do të qeverisë. Përdori marifete elektorale, shfrytëzoi marifetet e KQZ-së dhe militarizimin e militantëve në Kolegjin zgjedhor dhe nuk mund të qeverisë Tiranën ndryshe përveçse si nje marifetxhi.

Deri më tani, siç është tërësisht e dukshme, Basha nuk ka shfaqur asnjë aftësi administruese dhe duket i paaftë të kuptojë funksionimin e një institucioni si Bashkia. Afron paraqitje të rregullt dhe buzëqeshjen karakteristike të njeriut që shqetësohet më shumë për fytyren e tij sesa për hallet dhe nevojat e kryeqytetasve. Po ju afroj disa cilësi të dukshme të tij. Protagonist aktivitetesh limonatë dhe i dashuruar pas ceremonive. Nuk ka ditur të shfrytëzojë avantazhet që afron qeverisja me të njëjtën ngjyrë edhe në pushtetin qëndror. I pazoti për tu përballur vetë me probleme të mprehta të qytetit, ai është shndërruar jo në zgjidhës, por në gjenerues dhe delegues problemesh që i krijon vetë. Mosnjohës, me apo pa dashje i ligjeve dhe procedurave dhe tërësisht pa deshirë për ta bërë dhe i pafuqishëm për të zmbrapsur trysninë e militantëve të paeksperiencë të cilët kanë pushtuar bashkinë. I paaftë të ndërtojë një ekip jashtë trysnive dhe qokave partiake. Aspak kurajoz dhe rrëshkitës përgjegjësish. I dominuar plotësisht nga Berisha, i cili u zhduk nga Tirana gjatë fushatës dhe u rishfaq më vonë duke dhënë tituj nderi apo duke premtuar dhe prezantuar inisiativa në emër të Bashes. Si kjo e fundit, për shembull, që një ditë do të qarkullojnë makinat me targa me numrin e fundit tek dhe nje ditë ato me targa çift për të minimizuar trafikun. Thënë shkurt, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është aparencë pa esencë.

Shumë i vrazhdë dhe i ashpër në këtë portret që afroni, por a mendoni se ka përputhje mes bilancit të punës së administratës së re të bashkisë dhe premtimëve të fushatës elektorale?

Vetëm pak ditë më parë, në Konferencën e Parë të të zgjedhurve vendorë të Partisë Socialiste të Tiranës, u bë një analizë e premtimeve të Bashës dhe asaj qe ka ndodhur në realitet. Janë të shumta dhe të bujshme premtimet e tij në fushatë, por deri më sot, nuk kemi as edhe një të tillë  të mbajtur. Për ne që e njohim pushtetin vendor nuk ka patur asnjë dyshim se pjesa më e madhe e premtimeve elektorale ishin thjesht të paarritshme. Por tashmë, po bëhet gjithnjë e më e qartë edhe për shumicën e qytetarëve që u genjyen nga fytyra e qeshur e Bashës, se ai as ka patur ndermend të mbante ndonjë premtim. Por fakti që Basha vazhdon të buzëqeshë nuk do të thotë se është koha për të qeshur.

Ja cili është bilanci i tij: Premtoi fillimisht se do të hapte vende pune për 30 000 vetë dhe më pas në fushatë e ngriti stekën në 50 000. Dhe nëse atëhere ishtë një premtim i ngritur mbi mashtrimin, sot nuk është më një premtim i pambajtur, por shtrati i nje mashtrimi të ri, kur deklaron në korrik, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të një universiteti se Bashkia e Tiranës do të realizojë në 12 muaj punësimin e 1500 studentëve të sapodiplomuar.

Premtoi hipotekimin e apartamenteve brenda 6 mujorit të parë të qeverisjes së tij.

Premtoi së do të priste çdo qytetar në zyrë, ndërsa tani mjafton të shikosh sesi presin me orë të tëra qytetaret para derës kryesore të Bashkisë.

Premtoi së do të mbeshtetej mbi administratën dhe punjonjësit e Bashkisë, por që në fillim nisi me shkarkime të dhunshme dhe masive nga puna të administratës së bashkisë.

Premtoi decentralizim real për minibashkitë, por jo vetëm nuk ka asnjë nismë konkrete deri më tani, por u mori edhe ato pak fonde që kishin. Pa folur pastaj për mënyrën e komunikimit me minibashkitë, që demonstron jo thjesh mungesë gjuhësore të shqipes normale, por para së gjithash, mungesë të menduari normal. Shihni faksilimjen e një email-i që nis administrata në emër të tij dhe do ta kuptoni një gjë të tillë që po ju them.

Premtoi dhënien fund të ndertimeve pa leje, por vërehet një lulëzim i tyre ngado në Tiranë, edhe pse janë denoncuar, asnjë veprim për ti penguar ato.

Do të çlironte, me demek trotuaret nga zaptimi i tavolinave të lokaleve, por çdo tiiranas e di që situata është tërësisht jashtë kontrollit.

Premtoi se do ulte taksat dy deri në pesë herë. Gënjeshtër! I rriti taksat, madje i dyfishoi. Duke i përmbedhur në numër dhe duke i shumëfishuar në vlerë. Sot sipërmarrësit e vegjël, tregtarët dhe biznësmenët, paguajnë taksa e tarifa lokale, thuajse dyfishin e atyre që paguanin vetëm një vit më parë.

Jo vetëm që nuk ka mbjellë një lule, por ka shkulur deri tani mijra pemë shumëvjeçare në Parkun e Tiranës, pa dhënë asnjë përgjigje për kërkesat insistuese të shoqërisë civile dhe ambientalistëve dhe mbi të gjitha, duke mos patur asnjë leje ligjore për punimet e kryera.

Premtoi së do të ule çmimet mallrave dhe ushqimeve dhe se do të rriste kontrollin mbi mallrat e konsumit, por ato vazhdojnë të ngrihen para syve të kryetarit që vetëm premton.

Premtoi për transportin publik, mo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›