Besim Ndregjoni aplikon pranë PS-së
08/12/2011 Avokati i Popullit, bëhen publikë 33 emrat, Subashi dhe Dobjani në listë
Sekretari i ish-të përndjekurve nuk ka ngurruar të dorëzojë CV pranë socialistëve
Besim Ndregjoni, sekretar Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë të Regjimit Komunist, është në listën e aplikantëve të PS-së për postin e Avokatit të Popullit. Megjithëse të përndjekurit i kanë parë gjithmonë socialistët si pasardhës të persekutorëve të tyre, Ndregjoni nuk ka ngurruar të dorëzojë CV-në e tij dhe të futet në radhën e atyre që aspirojnë në emër të PS-së të drejtojnë këtë institucion.
Ndër 33 aplikantët që kanë dorëzuar kërkesat e tyre për të qenë pjesë e garës së përzgjedhjes së kandidatit për kreun e Avokatit të Popullit, u vunë re emra jo pak të njohur, të cilët janë dhe pjesë e strukturave të kësaj partie. Kështu mund të veçojmë emra të tillë, si Besnik Dervishi, ish-deputet i PS-së, anëtar i Asamblesë Kombëtare të saj, apo Dëshira Subashi, anëtare e KQZ-së, si përfaqësuese e socialistëve. Por pjesë e listës janë dhe drejtuesi aktual i këtij institucioni, Ermir Dobjani, apo konstitucionalisti i njohur Genti Ibrahimi.
Aplikimi
Partia Socialiste publikoi dje emrat e kandidaturave për Avokatin e Popullit, të regjistruar në sitin e hapur posaçërisht për aplikimin online. Në faqen përkatëse komisioni përzgjedhës për kandidaturën e Avokatit të Popullit ka regjistruar dy ditë më parë 33 kandidatura. Kjo pasi, sipas njoftimit të PS-së, kanë mbërritur me postë edhe dy aplikime të nisura brenda afatit, dhe kjo ka bërë që numri i aplikantëve të kalojë nga 31 në 33 kandidatura. “Komisioni garanton çdo kandidat dhe kandidate për një proces rigoroz e transparent përzgjedhjeje, të ndarë në dy faza”, - theksohej në faqen online.
Procesi
Nisur nga njoftimi, në këtë faqe bëhet e ditur se faza e parë do të mbyllet sot në mbrëmje, dhe kjo do të zhvillohet mbi bazën e shqyrtimit të dosjeve të paraqitura nga secili aplikant. Në fund të shqyrtimit do të përzgjidhet një numër më i vogël kandidaturash, që do të ftohen në dëgjesën publike të së hënës, datë 12 dhjetor 2011. Shpallja e emrave të përzgjedhur do të bëhet në përfundim të mbledhjes së komisionit përzgjedhës nëpërmjet faqes online të këtij konkursi.
Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit. Për paraqitjen e tyre kandidatët mund të përdorin sipas dëshirës edhe në power point. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme, që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes. “Renditja e kandidaturave për dëgjesën publike do të bëhet me short dhe shorti do të hidhet në prani të të gjithë të përzgjedhurve të hënën e ardhshme, në orën 9:30 në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Tiranës, ku do të zhvillohet dëgjesa publike duke nisur nga ora 10:00”, - informohej në faqen online. Gjithashtu, po sipas këtij njoftimi, bëhet me dije se dëgjesa do të jetë e hapur për medien.
Reagimi i ndregjonit në facebook
Njoftoi të gjithë publikun se unë Besim Ndregjoni Aktivist i të drejtave dhe lirive të njeriut, Sekretar i Përgjithshëm i të Burgosurve dhe të Perndjekurve politikë të Shqipërise.. Nuk kam aplikuar për të Kandituar për postin e Avokatit të Popullit. Kam biseduar me Eglantina Gjermenin duke i kërkuar informacion për këtë proçedure... dhe mbasi kam marrë informacionin , nuk kam aplikuar. Do ju lutesha zotrinjeve të Komisionit Pranë PS, të mos e perdorin emrin tim Ju falenderoi per mirkuptimin.
Lista e kandidatëve
1. Adrian Kasapi
2. Agron Çaushi
3. Agim Shima
4. Anton Lleshaj
5. Arben Spaho
6. Artur Lazebeu
7. Artur Çobani
8. Besim Ndregjoni
9. Besnik Dervishi
10. Bilal Kola
11. Blerta Kraja
12. Darjel Sina
13. Dëshira Subashi
14. Elidon Habilaj
15. Elisabeta Imeraj
16. Eni Çobani
17. Ermir Dobjani
18. Ermir Hajdini
19. Genci Terpo
20. Gent Ibrahimi
21. Gjetë Kola
22. Kastriot Frashëri
23. Ksenofon Krisafi
24. Igli Totozani
25. Irvin Faniko
26. Mikel Gega
27. Nuredin Salati
28. Përparim Kabo
29. Qirjako Qirko
30. Rovena Voda
31. Sokol Hazizaj
32. Sotiraq Nushi
33. Sherif Hoxha