E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorezohet PS, pranon kerkesen per imunitetin Qamil Xhani

Partia Socialiste kerkon kufizimin e imunitetit te zyrtareve. Pas me shume se 5 vitesh nga berja e kesaj kerkesa nga Partia Demokratike, perfaqesues te opozites bien dakord se nje ceshtje e tille duhet ripare ne Kushtetuten e vendit. Deklarata eshte bere nga deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko. Gjate nje komunikim me mediat ai ka theksuar se kjo ceshtje eshte kerkuar edhe nga faktori nderkombetar. “Opozita ka qellimet e veta per strategjine politike qe do te zhvillohet nga shtatori e ne vijm. Edhe faktori nderkombetar, por edhe Partia Demokratike, ne nje menyre te caktuar, edhe PS kane diskutuar ceshtjen e imunitetit te deputeteve, nje ceshtje e cila kerkon ndryshime te kushtetutes se Republikes se Shqiperise”, tha dje Majko. Kufizimi i imunitetit per zyrtaret eshte kerkuar nga Partia Demokratike ne menyre te vazhdueshme. Ne muajin shkurt te ketij viti, Partia Demokratike propozoi nje ligj per heqjen e imunitetit te gjithe deputeteve, duke krijuar keshtu gjithe hapesiren e nevojshme ligjore per organet ligjzbatuese ne hetimin e rasteve te dyshuara. Por kjo kerkese e mazhorances eshte refuzuar nga deputetet socialiste. Nderkohe qe sipas ish-kryeministrit dhe deputetit Pandeli Majko nje nisme e tille do te krijoje mundesi per te bere edhe ndryshime te tjera ne ligjin themelor. “Nuk mendoj se ndryshimet e Kushtetutes duhen bere me letra bakalli ashtu sic ndodhi heren e fundit. Kjo eshte nje histori qe nuk ka nevoje te diskutohet me konferenca shtypi. Ka njerez te mencur qofte ne te djathte, qofte ne te majte te cilet po te ulen, mendoj, qe krahas ceshtjes se imunitetit, mund te nxjerrin disa konkluzione te tjera qe do te jene te nevojshme”, tha Majko. Duke mbrojtur linjen e opozites per nje ndryshim te Kushtetutes edhe ne ceshtje te tjera, Majko edhe ne diskutim ne opinionin publik edhe mundesine e nje referendumi, per ceshtjet ku dy forcat kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk bien dakord. “Aty ku do te kete le te themi, dallime ne kemi edhe historine e nje referendumi qe pa u politizuar mund t’i ofroje publikut nje pjesemarrje per te diskutuar nje ligj, i cili eshte ligji themelor i shtetit shqiptar, vertete diskutohet dhe votohet nga politikanet, por nuk eshte prone e tyre”, shprehet Majko. Debati per Kushtetuten eshte hapur nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili deklaroi se ne vitin 2008, ndryshimet ne Kushtetute u bene ne menyre te nxituar, duke lene te nenkuptohej se mund te niste nje debat i ri per rindryshimin e saj. Kjo kerkese eshte cilesuar nga Partia Demokratike dhe aleatet e saj ne qeverisje si jashte kontekstit real te zhvillimeve politike. Edhe eksperte te ndryshem kane deklaruar se ndryshimet ne Kushtetute nuk jane provuar ende dhe nuk do te ishte normale, qe ligji themelor i vendit te ndryshoje ne menyre kaq te shpeshte.

Imuniteti

Partia Demokratike ka kerkuar prej disa vitesh heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte duke hequr te gjitha privilegjet mbrojtjes perballe drejtesise qe u jep pushteti. Jane disa nisma ligjore qe jane ndermarre nga ligjvenesit e Partise Demokratike, por qe nuk kane gjetur mbeshtetjen e deputeteve te opozites. Se fundmi ne muajin shkurt, PD kerkoi dhe miratimin e ligjit per heqjen vullnetaret imunitetit, ku deputetet e PS-se nuk pranuan te beheshin pjese e kesaj nisme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›