E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi B: Partizani nxjerr nga loja Tepelenën, teatër në Memaliaj

Të kuqtë kanë mposhtur minimalisht një nga rivalët, kurse kuçovarët marrin një dhuratë nga memaljotët

 Rezultatet e javës së 18-të

ALBPETROL PERMETI    2-1

BILISHT SPORT SOPOTI         1-2

PARTIZANI TEPELENA   1-0

KELCYRA DOMOSDOVA 2-1

TURBINA DELVINA           4-2

MEMALIAJ NAFTETARI   1-2

Renditja

1.Partizani           40     12     4       2       26-9

2.Naftëtari            39     12     3       3       33-8

3.Tepelena                   35     11     2       5       34-22

4.Turbina             29     8       5       4       26-20

5.Albpetrol          29     8       5       5       22-18

6.Bilisht S.           23     7       2       9       22-24

7.Përmeti            22     6       4       8       22-27

8.Sopoti               20     5       5       7       16-21

9.Memaliaj           18     5       3       10     17-24

10.Delvina           16     5       1       12     20-35

11.Domosdova   15     5       3       10     17-28

12.Këlcyra           15     4       3       11     16-34

Shënim: Domosdovës i janë hequr 3 pikë nga komisioni i disiplinës

Java e 19-të (22.04.2012)

DELVINA – KELCYRA

DOMOSDOVA – PARTIZANI

TEPELENA – BILISHT SPORT

SOPOTI – ALBPETROL

PERMETI – NAFTETARI

TURBINA – MEMALIAJ

Partizani, një gol Tepelenës për të mbajtur kreun

 

Të kuqtë fitojnë me një 11-metërsh të realizuar nga Batha. Takimi u zhvillua në një atmosferë të bukur dhe të pranishëm ishin rreth 3 mijë tifozë

Nga ILIR CARA

 

Partizani Tepelena 1-0

 

Shënues: Batha 69 (11-m)

Partizani: Myrta, Çullhaj, Bozha, Boja, Bleta (Miska 64), Lleshi (Tata 56), Gjeçi (Xhafa 56), Batha, Sharra, Gjoka, Maho. Trajner: P. Musta

Tepelena: Isaraj, Saka, Skënderaj, Abazi, G. Gaba, Çunaj (Sula 83), R. Gaba, Qorri (Kasneci 74), Mera, Xhafa, Jaupi. Trajner: I. Selimi

Gjyqtarë: B. Ziri, Sh. Ziri, E. Veseli (Fushë-Krujë)

Kartonë të verdhë: Çullhaj, Tata / Isaraj, Abazi, R. Gaba, Mera

Partizani, ndonëse kishte përballë një rival direkt si Tepelena, ka arritur të fitojë minimalisht 1-0, fitore e cila e mban në krye të Grupit B. Partizani ishte më dominues në pjesën e parë dhe kryeqytetasit patën disa raste të pastra shënimi. Partizani krijoi volum loje dhe raste shënimi, por finalizimi la për të dësheruar. Te demat ndihej mungesa e Klodian Asllanit, që është larguar drejt Austrisë. Gjoka, Bleta dhe Lleshi kanë disa mundësi shënimi, por gabime në finalizim të të kuqve dhe shtyllat bënë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 0-0. Në këtë pjesë të parë rasti më pastër për shënim për miqtë ishte në minutën e 42-të, ku goditja e dënimit e gjuajtur nga Roland Gaba devijohet nga portieri Myrta dhe topi ndalet në traun e portës. Pjesa e dytë është më e ekuilibruar dhe janë tepelenasit ata që kanë rastin e parë për shënim në minutën e 58-të, ku gjuajtja e Xhafës ndalet nga shtylla e portës. Por me kalimin e minutave të kuqtë shtojnë presionin. Në minutën e 68-të Maho merr një top pas mbrojtjes së Tepelenës, hyn në zonë dhe portieri Isaraj gabon në të vetmin rast, duke ndërhyrë gabimisht ndaj sulmuesit të kuq. Gjyqtari akordon 11-metërsh, që një minutë më pas e gjuan Batha. Mesfushori tregohet i saktë, pasi e dërgon topin në rrjetë, 1-0 për Partizanin. Partizani ka arritur një fitore me vlera, por me zemër në dorë, pasi në minutën e 89-të Tepelena mund të barazonte me Roland Gabën. Goli i Bathës e mban Partizanin në krye dhe i jep qetësi për javët e mbetura. Drejtuesit e kuq kanë qenë të kënaqur vetëm me tripikëshin, por kanë rezerva për shpërdorimet e shumta që bënë lojtarët.

 

Rreth 3 mijë tifozë ndiekin takimin në Selman Stërmasi

Takimi ishte i një niveli të kënaqshëm dhe bukuria e kësaj sifide ishte prania e rreth tre mijë tifozë në Selman Stërmasi, ku përveç ultrasve të kuq, të shumtë ishin edhe përkrahësit e Tepelenës. Atmosfera e krijuar, ku ultrasit e kuq e mbështetën ekipin nga fillimi në fund, ishte e denjë edhe për superligën e jo për kategorinë e dytë. Është prej kohësh se Partizani ka difozerinë më të madhe, gjë e cila po vërtetohet edhe në kategorinë e dytë. Nëse do të kishte bileta me çmim më të lirë, ata do të ishin më të shumtë, pasi 300 lekë duket e tepërt për një ndeshje të kategorisë së dytë.

Trajneri Selimi hyn në fushë, gjyqtarët e dërgojnë në tribunë

Pas gjuajtjes së penallyisë nga batha ka debate në fushë, aq sa trajneri i Tepelenës Ilir Selimaj hyn në tapetin e blertë sa për të qetësuar të tijët, por edhe për të diskutuar me gjyqtarin. Ky veprim i kushton trajnerit Selimi, pasi zyrtarët e takimit nuk e lënë të ulet në pankinë dhe ndeshjen e ndjek nga tribuna VIP. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Ilir Selimi e ka me gjyqtarin, pasi, sipas tij, ai i mohoi Tepelenës një penallti në pjesën e parë dhe ia dha pa të drejtë Partizanit në të dytën. Gjithsesi, Selimi e konsideron mëkat për futbollin shqiptar që Partizani dhe Dinamo të përfaqësohen në ligat e ulëta.

Sopoti befason bilishtarët brenda në shtëpi

 

Nga Leonard Trebicka

 

Bilisht Sport – Sopoti 1-2

Shënues: Ahmetlli 85 / Poçi 57 Hajdari 88

 

Bilisht Sport: Xhelollari, Përe, Mata, Cuko, Bejleri, Xhoga, Lame, Fifo, Pleshti (Hyska 52), Ahmetlli, Menkshi (Avxhia 60).

Trajner: T.Meraku.

Sopoti: Bërdufi, Suli, Kënga (Alliu 75), Poçi, Lame, Mema, Hajdari, Hoxha, Roçi, Doleqi, Rumbullaku (Karaj 80). Trajner: J.Gugu.

Gjyqtarë: E.Demiraj, A.Mema, V.Tola (Pogradec)

Kartonë të verdhë: Pleshti, Doleqi

 

E pesta ndeshje radhazi pa pikë për bilishtarët. Humbja e djeshme ka qenë e hidhur për juglindorët, të cilët janë mposhtur në shtëpi nga Sopoti, një skuadër pa pretendime. Duke parë nivelin e lojës, duhet theksuar se bilishtarët nuk e meritonin humbjen. Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, edhe pse rastet kanë qenë të shumta. Ahmetlli dhe Xhoga kanë qenë pranë golit, por nuk janë treguar të saktë në momentin final. Për miqtë vlen të përmendet një rast i Hajdarit. Franksioni i dytë dhuron emocione, pasi shënohen 3 gola. Të parët shënojnë librazhdasit në minutën e 57-të me Poçin, që nga distanca gjuan fort me të djathtën dhe e dërgon topin në rrjetën bilishtare. Vendësit hidhen të gjithë në sulm për golin e barazimit, që vjen vetëm 5 minuta para fundit. Në minutën e 85-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, shtatlarti Ahmetlli kërcen mbi të gjithë barazon shifrat në 1-1. Barazimi u jep zemër bilishtarëve, që hidhen të gjithë në sulm, por ndëshkohen dy minuta para fundit pas një kundërzbritjeje të shpejtë, të finalizuar nga Hajdari. Nuk ka më kohë dhe gjithçka mbyllet me fitoren surprizë të Sopotit, ndërsa bilishtarët kanë zhgënjyer sërish.

 

Teatër në Memaliaj, vendësit i hapin portën Naftëtarit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›