Udinese përkujdeset për motrën e Morosinit

Kapiteni i Udineses, Antonio Di Natale ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Piermario Morosinit – i cili vdiq në fundjavë pas kolapsimit në fushë – dhe tregoi se klubi do të përkujdeset përgjithmonë për motrën e tij.
“Ne të gjithë e dimë gjendjen e motrës së tij dhe ne si ekip, klub, dhe Udinese kemi vendosur që përgjithmonë ti ndihmojmë asaj sepse ka nevojë. Është me rëndësi të qëndrojmë afër motrës së Piermarios, për gjithë jetën e saj. Ajo ka nevojë për ne, dhe ne duam ti ndihmojmë, për të dhe për Marion”, deklaroi Di Natale për mediet italiane.
Motra e Morosinit është invalide.