Topalli pret delegacionin e Bundestagut gjerman kryesuar nga Hofman
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti një delegacion të Bundestagut gjerman, kryesuar nga Frank Hofman, nënkryetar i komisionit të Punëve të Brendshme. Kryeparlamentarja Topalli e cilësoi Gjermaninë si një partner të rëndësishëm, pasi është financuesja kryesore e vendit tonë dhe mbështetëse ndaj hapave që Shqipëria ka hedhur.
Temë e bisedimeve ishin çështjet e sigurisë në vend, lufta kundër korrupsionit dhe reformat e deritanishme. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është rritur, dhe siç u shpreh zoti Hofamn në horizont janë detyra të reja për këtë forcimin e tij.
Ai u njoh dhe me problemet që ka shkaktuar mungesa e opozitës në parlament, ndërsa u shkëmbyen mendime për trajtimin e problemeve që lidhen kryesisht me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.