E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha premton mbeshtetje per te moshuarit e jetimet

Kandidati per kryebashkiak ne Tirane Lulzim Basha parashikon ne programin e tij mbeshtetje te vecante per personat ne nevoje jetimet te moshuarit ata me aftesi te kufizuara si dhe per femrat kryefamiljare. Basha ne kuader te fushate elektorale iu bashkua sot drekes se te moshuarve ne Tirane te cileve ju premtoi me shume perkijdesje.

Une do te perpiqem me mish edhe me shpirt per permiresimin e kushteve te moshes se trete ne kryeqytet. Bashkia mund duhet dhe nen drejtimin tim do te investoje. Do te hapim me shume qendra sociale edhe per ata qe vijne gjate dites ku te moshuarit te kene mundesi te marrin sherbim mjekesor falas te bejne aktivitete te tjera falas te lexojne shtypin ditor falas pra te kene mundesi te kalojne kohen e tyre ne nje ambjent sa me te kendshem u tha Basha te moshuarve.

Jetimet jane nje nga komunitet qe sipas Bashes nuk kane pasur asnjehere vemendjen e bashksie. Ne nje takim me kete komunitet kandidati per kryetar te bashkise se Tiranes Lulzim Basha tha se strehimi dhe arsimimi i tyre do te kene vemendje te vecante.

Bashkia do te ndertoje brenda kater viteve te ardhshme jo me pak se 1 mije banesa sociale dhe ne krye te listes do te jene jetimet sepse ata meritojne perkrahjen kryesore. Ju garantoj se asnje femije jetim qe deshiron te ndjeke Universitetin nuk do mbetet pa universitet- tha Basha

Po sot kandidati i Aleances per qytetarin per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha takoi banoret e Koder Kamzes ne Tirane. Ata u shprehen se kane qene te diskriminuar nga Bashkia e Tiranes ndonese i paguajne taksat rregullisht si te gjithe qytetaret e tjere.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›