Rama: Më 8 maj votë kundër keqqeverisjes
20/04/2011 Kreu socialist takime elektorale në Tiranë dhe Fushë-Krujë
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi dhe gjatë ditës së djeshme prezantimet e kandidatëve që përfaqësojnë këtë parti në garën për krerë bashkie e komune në zgjedhjet e 8 majit. Kështu, në një axhendë të përcaktuar me takime brenda Tiranës dhe jashtë saj, kryetari Rama, njëkohësisht kandidat për kryebashkiak në këto zgjedhje, u ndal dje paradite në njësinë bashkiake numër 9, për të vijuar në një tjetër takim elektoral në Fushë-Krujë.
Takimi
Gjatë pasdites së djeshme, Rama prezantoi në qytetin e Fushë-Krujës kandidatin për këtë bashki, Gjon Bardhin. “Jemi këtu për t’i dhënë mbështetje një djali të Fushë- Krujës, që më 8 maj me votën tuaj do zgjidhet kryetari i ri i bashkisë. Më 8 maj mund të hapim një rrugë të re për Fushë-Krujën e Krujën e për të gjithë qarkun e Durrësit. Besoj që jeni të vetëdijshëm për një të ardhme ndryshe”, u shpreh Rama. Gjithashtu gjatë fjalës së tij kreu i PS-së u ndal në problemet e banorëve të kësaj zone. “Nuk ka të përshkruar e keqja që e ka mbërthyer rrethin tuaj. Atë që pushteti i vjedhur për të vjedhur Shqipërinë i ka bërë Krujës së Skënderbeut nuk ia ka bërë asnjë pushtues, askush nuk e merr me mend rrënimin e përditshëm që po i bëhet këtij vendi. Jam i bindur se më 8 maj do bëni një investim të sigurt për të nesërmen, do ndërtojmë një model të mirë bashkëjetese në Fushë-Krujë, qofshin socialistë e qofshin demokratë”, vlerësoi Rama.
Apeli
Bashkë me kandidatin socialist për kryetar të njësisë bashkiake nr. 9, Edmond Halebi, kreu Rama kërkoi pjesëmarrje masive në zgjedhje, si e vetmja mënyrë për t’i kërkuar qeverisë llogari për situatën ku e ka futur vendin. “Më 8 maj të shkojmë të gjithë në votim dhe t’i kërkojmë llogari qeverisë për çmimet e larta dhe pensionet e ulëta. Më 8 maj të dalim masivisht në votime, për t’i dhënë të ardhme vendit”, vuri në dukje Rama. Ndërkohë që në bisedat me banorë të kësaj njësie, Rama nuk kurseu akuzat për korrupsion ndaj qeverisë. “Kanali i korrupsionit vijon të thithë lekë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka transformuar rrugët, ndriçimin dhe gjelbërimin”, theksoi Rama.
Braçe: Janë 3 taksa për qytetarët, jo 82
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe, në një deklaratë për mediat iu kundërpërgjigj deklaratave të ardhura nga kampi kundërshtar lidhur me taksat në Tiranë. Sipas tij, çdo familje e Tiranës i paguan 550 lekë në muaj bashkisë, ndërkohë që një familje me të ardhura mesatare i paguan 35 000 lekë në muaj qeverisë, pra 70 herë më shumë. “Luli i Saliut gënjen kur flet për 82 taksa, ndërkohë që qytetarët e Tiranës, po dhe vetë familjarët e Berishës apo ministrat e pushtetit paguajnë vetëm tri taksa për të gjitha shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës”, vuri në dukje Braçe. Madje, gjatë deklaratës së tij, deputeti socialist tregoi edhe disa mandate arkëtimi të pagesave që kryejnë ministrat, djali i Berishës, dhe vetë familja Berisha.
PSV në fushatë
Kryetari i PSV-së, Petro Koçi, ka zhvilluar takimin elektoral të radhës në Kuç të rrethit Vlorë, për të mbështetur kandidatin socialist për kryetar komune të Horë Vranishtit, Simbol Pazaj. Gjatë fjalës së tij, kreu Koçi e krahasoi qeverinë “Berisha” me atë të Esat Toptanit.
"Kjo qeveri ka tradhtuar flamurin dhe ka shkelur betimin para Kushtetutës. Shitja e territorit të atdheut duhet ndëshkuar me vendosmëri. Secili prej jush të bëhet një Avni Rustem dhe ta qëllojë këtë qeveri në lule të ballit me votë kundër”, është shprehur Koçi. Sipas tij, koalicioni qeverisës nuk është gjë tjetër veçse “një aleancë për të rrjepur dhe vrarë qytetarin”. Bashkë me deputetin socialist Fatmir Toçi, kryetari i PSV ka zhvilluar një tjetër takim të fshatin Kallarat të së njëjtës komunë.