“Lufta kundër korrupsionit, një sfidë për vendin”
20/04/2011 Topi pret kryetarin e ILDKP-së
Presidenti Bamir Topi zhvilloi dje një takim me kryetarin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), Adriatik Llalla, si dhe me drejtues të institucioneve homologe të shteteve anëtare të Rrjetit Rajonal Kundër Korrupsionit.
Gjatë takimit, pavarësisht rezultateve, kreu i shtetit theksoi se lufta ndaj korrupsionit duhet të vazhdojë me të gjitha forcat, pasi ajo ende mbetet një betejë e vështirë. “Lufta kundër fenomenit të korrupsionit në vendin tonë mbetet një nga sfidat më të rëndësishme, por dhe nga më të vështirat për ta luftuar në të gjitha format e saj, me synim realizimin e aspiratave integruese të Shqipërisë, por dhe të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik në Bashkimin Evropian”, u shpreh Presidenti Topi. Nga ana tjetër, kreu i shtetit vlerësoi punën e bërë nga ILDKP-ja gjatë këtyre viteve në evidentimin dhe luftimin e fenomenit negativ të korrupsionit, si dhe domosdoshmërinë e zbatimit rigoroz të ligjit nga këto autoritete përgjegjëse edhe për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike. Gjithashtu Topi vlerësoi veprimtarinë e ILDKP-së, e cila në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, me sistemin bankar, edhe me median, ka kontribuar në gjetjen e instrumenteve e mjeteve për të shmangur sa më shumë konfliktin e interesave duke goditur në kohë rastet e abuzimit me pushtetin publik të zyrtarëve të administratës shtetërore, rastet e krimit ekonomik apo dhe rastet e ndërhyrjes e përfshirjes së faktorëve e aktorëve politikë në çështje korruptive. Presidenti i Republikës, në fjalën e tij i ka garantuar të pranishmit për të gjithë inkurajimin e mbështetjen institucionale në drejtim të luftës dhe çrrënjosjes së këtij fenomeni negativ. Nga ana tjetër kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, dhe drejtuesit e institucioneve homologe rajonale, e njohën Presidentin me ecurinë e punëve të institucioneve që ata drejtojnë dhe strategjitë e përbashkëta të hartuara për parandalimin e konfliktit të interesit, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. “Nëpërmjet bashkëpunimit të të gjithë faktorëve publikë, si edhe prezantimit të transparencës në nivele maksimale, ILDKP-ja do të jetë e aftë të realizojë qëllimin kryesor, forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri”, u shpreh Llalla.