KQZ miraton fletët, sot fillon prodhimi për Tiranën
20/04/2011 483.998 janë zgjedhësit që priten të votojnë në të gjithë kryeqytetin
Shpërndarja e fletëve të votimit dhe numri i votuesve në të 11 minibashkitë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje fletët e votimit që do të përdoren më 8 maj jo vetëm në Qarkun e Tiranës, por dhe në Qarkun e Korçës, Fierit, Dibrës dhe Beratit. Ndërsa shtypshkronja “Mediaprint” do të fillojë që sot nga puna për prodhimin e fletëve të votimit për Tiranën. Në mungesë të anëtarit Pandeli Varfi, miratimi i fletëve u bë në konsensus të plotë mes gjashtë anëtarëve të tjerë të KQZ-së që ishin të pranishëm në mbledhjen e djeshme. Gjithashtu gjatë shqyrtimit të projektakteve nuk pati asnjë kontestim as nga përfaqësuesit e përhershëm të partive politike në KQZ. Një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për korrigjimin e fletëve, KQZ-ja ka miratuar dje fletët e reja të votimit, ku krahas emrave të kandidatëve do të vendoset emri i koalicionit dhe inicialet e të gjitha partive pjesëmarrëse. Sipas raportit të KQZ, në të gjithë vendin do të shtypen më shumë se 7.4 milionë fletë votimi.
Zgjedhësit
Në listat e hartuara nga KQZ-ja rezulton se 483.998 është numri i zgjedhësve që pritet të votojnë në 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit më 8 maj. Gjithsej në Bashkinë e Tiranës janë ngritur 485 qendra votimi, të shpërndara sipas 11 minibashkive përkatëse. Gjithashtu, KQZ-ja ka parashikuar që në totalin e sasisë së prodhimit të fletëve të votimit që do përdorin votuesit e Tiranës, do të shtohet dhe një dypërqindësh mbi numrin e zgjedhësve. “Duke qenë që për Bashkinë e Tiranës votohet edhe për njësitë bashkiake, duhen shtuar edhe 493.678 fletë të tjera (Bashkia e Tiranës ka gjithsej 483.998 zgjedhës, ku plus 2-përqindëshin prej 9680 fletësh)”, sqaron KQZ-ja në relacionin e projektaktit të miratuar dje mbi sasinë dhe prodhimin e fletëve të votimit për bashkinë më të madhe në vend. Ndërsa në total, KQZ-ja bën me dije se gjithsej do të prodhohen për fletët e votimit për kryetar 3.723.147 fletë, dhe po kaq për fletën e votimit për këshillin. “Në total do të prodhohen 7.446.294 fletë votimi në gjithë vendin”, njoftoi dje KQZ-ja. Megjithatë, janë dy fletë të tjera votimesh që s’janë miratuar ende për Tiranën dhe që do të përdoren vetëm në kryeqytet. Bëhet fjalë për fletët në ngjyrat rozë dhe gri, me anë të të cilave do të votohet për kryetarët dhe këshilltarët e njësive bashkiake. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, theksoi dje se fletët e votimit duhet të prodhohen urgjentisht në më pak se 12 ditë, pasi koha është e limituar. “Duhen bërë maksimalisht për 12-13 ditë. Nuk ka kohë fare”, u shpreh Ristani.
Ndarja e votuesve dhe fletëve të votimit sipas 11 minibashkive në Tiranë
Njësia Bashkiake 1
QV – zgjedhës – 2-përqindëshi – fletë votimi
39 38.456 769 39225
Njësia Bashkiake 2

54 58,641 1 173 59814
Njësia Bashkiake 3

32 34.363 687 35.050
Njësia Bashkiake 4

43 46.901 938 47.839
Njësia Bashkiake 5

65 62255 1245 63.500
Njësia Bashkiake 6

51 47.431 949 48380
Njësia Bashkiake 7

50 51.203 1.024 52.227
Njësia Bashkiake 8

30 31.531 631 32.162
Njësia Bashkiake 9
QV – zgjedhës – 2 përqindëshi – fletë votimi
41 44.490 890 45.380
Njësia Bashkiake 10

25 22.803 456 23.259
Njësia Bashkiake 11

55 45.924 918 46.842