Ndërkombëtarët: Luftoni korrupsionin në gjyqësor
20/04/2011 Ambasadorët e BE, OSBE e SHBA takim me donatorët e huaj në Tiranë
Wollfarth: Deklaratat vullnetare për heqjen e imunitetit nuk mjaftojnë
Në një takim të zhvilluar dje me ambasadorët dhe donatorët në Tiranë, përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, theksoi se taksapaguesit e BE-së i akordojnë fonde Shqipërisë për luftimin e korrupsionit në gjyqësor. “Por tani, theksoi ai, vazhdimi i luftës dhe përgjegjësia i mbetet qeverisë shqiptare.” Në takimin e djeshëm tre ambasadorët e BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së në Shqipëri kanë diskutuar mbi sistemin gjyqësor në Shqipëri dhe aktivitetin e policisë në proceset zgjedhore. Në fjalën e tij, shefi i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth u përqendrua në kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve, duke kërkuar në këtë pikë që kjo nismë të ndërmerret me Kushtetutë. “Duke përgëzuar Kuvendin për përpjekjet për të kufizuar imunitetin e deputetëve në lidhje me disa lloje veprash penale, mendoj se këto kufizime duhen bërë duke ndryshuar Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës. Deklaratat vullnetare për heqjen e imunitetit, edhe pse janë për tu lavdëruar, nuk mjaftojnë”, u shpreh Wollfarth. Gjithashtu ai këmbënguli se ka ende vend për forcim të mëtejshëm të pavarësisë së gjyqësorit, duke përmirësuar procedurat e emërimit, transferimit dhe procedimeve disiplinore të gjyqtarëve. “Për sa i përket vonesës në zëvendësimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, mandatet e të cilëve kanë mbaruar, duhen gjetur mekanizmat e duhura për të siguruar emërimin e gjyqtarëve të rinj pa vonesë, përfshi këtu edhe ndryshime të legjislacionit për të parandaluar ngërçe të tilla në të ardhmen”, tha ambasadori i OSBE-së. Ndërsa ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu kërkoi që policia të luajë një rol të kujdesshëm në zgjedhjet e 8 majit. “I bëj apel Policisë së Shtetit të ofrojnë mjedis të qetë, në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë në zgjedhjet e 8 majit. Policia duhet të jetë neutrale dhe me profesionalizëm të zbatojë ligjin në fushatë dhe në zgjedhje”, u shpreh Arvizu. Sipas ambasadorit, zgjedhjet e 8 majit duhet të zhvillohen të qeta, ndërsa forcat politike duhet të njohin rezultatin.
Ina Rama
Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi dje se kërkesa për anëtarësim në BE të Shqipërisë është një aspiratë e ligjshme, por kërkon shumë punë për arritjen e standardeve. Kërkesa e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian është një aspiratë e ligjshme e popullit shqiptar, por nga ana tjetër kërkon dhe shumë punë për të arritur standardet e duhura për të qenë pjesë e Evropës së Bashkuar.