E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërimi i Godos për Kryeministrin

Zgjidhja e çështjes së pronës nuk duhet konceptuar si monopol i asnjë aktori politik. Në këtë konkluzion doli pak kohë më parë Presidenti i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo. Në një intervistë për gazetën "Shqip", ai vlerësoi se e djathta, të paktën deri në zgjedhje, duhet të ecë me forcë përpara në ato drejtime që është zotuar. Ai përmendi rishikimin e abuzimeve që janë bërë me Ligjin 7501, rishikimin e abuzimeve me ish-tokat bujqësore. Godo nuk kurseu tonet e ashpra edhe në drejtim të vendosjes në eficencë të plotë të institucioneve të kompensimit dhe kthimit të pronave. "Qeveria së paku duhet të bëjë këto në rast se kërkon që të djathtët të votojnë për të", insistoi Godo. Ai këmbënguli se kjo zgjidhje nuk mund të kërkohet më brenda kabineteve qeveritare, por me një konsultim të gjerë dhe serioz të të gjitha palëve të interesuara. "Unë nuk shoh deri tani asnjë iniciativë parlamentare dhe asnjë iniciativë të plotë të qeverisë për t‘i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje", theksoi Godo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›