E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi HIV-AIDS, 35 te prekur kete vit

Ne Shqiperi numerohen 291 persona te infektuar me HIV-AIDS. Vetem kete vit jane shtuar 35 rast te reja. Nder to numerohen 17 femije, 12 prej te cileve jane infektuar nga nena.

"Eshte kete vit kemi problem me transmetimin e virusit nga nena te femija", thote kryetarja e shoqates.

Ajo qe eshte me shqetesuese eshte se Shqiperia tashme nuk e merr me virusin nga jashte por eshte rritur ndjeshem numri i femrave.

Numerohen 89 femra te infektuara dhe 202 meshkuj. 99 persona te prekur tashme jane ne stadin me te rende AIDS, nderkohe qe 56 kane vdekur qe nga viti 93, kur u zbulua rasti i pare.

"Per fat te mire Shqiperia mbetet nje vend me prevalence te ulet. Por vihet re nje rritje e numrit te femrave dhe duket se epidemia po merr tipare shqiptare", u shpreh Alban Ylli, drejtor i ISHP-se.

Ne diten boterore kunder HIV-AIDS, ministrja e Shendetesise dhe shoqata te ndryshme jo qeveritare kane zhvilluar disa aktivitete ne sensibilizimin e qytetareve per masat parandaluese.

"Te gjithe personat e infektuar, 98 te rritur dhe 12 mije trajtohen me mjekime qe jepen falas nga shteti", tha ministrja e Shendetesise, Anila Godo.

Sipas kryetares se shoqates se te prekurve nga virusi vdekjeprures vazhdon ende problemi social per ta pasi shteti ende nuk i merr ne mbrojtje kete kategori. Disa te prekur vazhdojne te qendrojne ne spital pasi nuk kane strehe.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›