E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha shpall firmat fituese te projektit te bulevardit dhe Lumit te Tiranes

Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha shpall firmat fituese për projektin e Bulevardit dhe Lumit të Tiranës. Kështu për qytetarët e Tiranës, grupet e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë do të duhet të zgjedhin mes dy firmave GrimaShaw dhe DAR për këtë projekt. Në fjalën e tij kryebashkiaku Basha pasi përgëzoi të 7 studiot që morën pjesë në këtë konkurs u shpreh se ishte një garë e fortë në një shkallë të lartë përkushtimi, profesionalizmi dhe përfaqësimi dinjitoz për këtë qytet.
“Pamë disa prej zgjidhjeve për problematikën, Bulevardin, Lumin e Tiranës, punësimin, turizmin. Pamë zgjidhjeklasike, inovative dhe trajtime të ndryshme, të cilat ndryshonin Tiranën” – theksoi Basha.
Ndërkaq kryebashkiaku shtoi se përzgjedhja mes dy firmave fituese GrimaShaë dhe DAR do të bëhet me një vendimmarrje dhe konsultim publik ku do të marrin pjesë grupet e interesit dhe partnerët tanë ndërkombëtare, të cilët kanë shprehur investimet serioze për Tiranën.
Gjithashtu një çmim tjetër të veçantë atë të Inovacionit dhe koncepteve të reja e morën sërish dy firma KCAP dhe Ëest 8, për trajtimin e sfidave për Bulevardin dhe lumin e Tiranës.
Secili prej këtyre projekteve do ekspozohet para qytetarëve të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›