E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen drejt Italise 3 te denuar per trafik droge

Tre persona janë ekstraduar nga Tirana në drejtim të Italisë. Sipas INTERPOL Tiranës të ekstraduarit janë Enkeleida Tonuzi, 32 vjeçe dhe Sami Osmani 60 vjeç nga Durrësi, si edhe Naxhije Osmani nga Lini. Tre të ekstraduarit janë gjykuar dhe dënuar nga Gjykata e Bolzanos në Itali në 22 gusht të vitit 2011 për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, respektivisht Tonuzi me 5 vjet, e 8 muaj, e 19 ditë burg, Sami Osmani me 9 vjet burg, të cilit i kanë mbetur 5 vjet, e 3 muaj, e 13 ditë burg për të shlyer dhe Naxhije Osmani me 5 vjet, e 5 muaj, e 14 ditë burg. Këta shtetas janë deklaruar fajtorë, pasi, gjatë periudhës nëntor 2003 - mars 2004, në Bolzano, Itali, kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar, që trafikonte heroinë dhe kokainë nga Shqipëria drejt Italisë. Detyra e tyre ishte mbështetja logjistike, transporti, ruajtja dhe mbajtja e llogarive të grupit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›