Basha takim me Ish-Kryeministrin e Polonisë, senatorin Ëlodzimierz Cimoszeëicz
Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Lulzim Basha, priti sot, Ish-Kryeministrin e Polonisë, senatorin Ëlodzimierz Cimoszeëicz. Ministri Basha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, të cilat janë reflektuar edhe në mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në proceset e anëtarësimit në NATO dhe atë të integrimit evropian.
Me tej ai vuri në dukje ndryshimet e mëdha që vendi ynë ka bërë duke realizuar një sërë reformash të rëndësishme që përbëjnë një bazë të mirë për zhvillimin, në të ardhmen. Senatori Cimoszeëicz shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë në Shqipëri, dhe vlerësoi ndryshimet rrënjësore pozitive të kohëve të fundit. Më tej Z. Cimoszeëicz foli mbi kandidimin e tij nga Qeveria e Polonisë, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KE-së dhe vizionin e tij reformues rreth këtij institucioni dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian. Senatori Cimoszeëicz, ndoqi me vëmendje të veçantë analizën e Ministrit Basha, për vlerën e veçantë që kanë për Shqipërinë marrëdhëniet me KE-në, në Shqipëri, rajon dhe gjithë hapësirën që përfshin Këshilli i Evropës, në drejtim të konsolidimit të institucioneve demokratike dhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut.