PDK, bizneset turistike familjare 5 vjet pa taksa
Partia Demokristjane ka hapur fushatën elektorale në Lezhë, ndërkohë ka prezantuar dhe kandidatët për deputet të këtij qarku. Listën e kryeson Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK, Z. Ndue Shpani. Gjatë fjalës së tij Ndoka bëri dhe një analizë të situatës politike për ketë zonë. Sipas Ndokës Lezha edhe pse në vitin 2005 ka zgjedhur 2 deputetë të PD për ti përfaqësuar, ajo realisht është lëne në harresë prej tyre. Një prej deputetëve përballet me probleme me drejtësinë sa i përket tragjedisë së Gërdecit, ndërsa tjetrin e luftojnë në qendër sikur të ishte deputet i opozitës.
Është fakt që Lezha një qytet me bukuri dhe resurse të jashtëzakonshme sa i përket turizmit është sot thuajse në fund të listës pasi përfaqësuesit e saj të derisotëm me shumë janë kujdesur për të favorizuar miqtë e tyre dhe klanet partiake sesa qytetaret, tha Ndoka. Më tej ai theksoi se në vend që Qeveria ti jepte mundësi zhvillimi turizmit në Lezhë, e mbyti atë me ndërtimin e fabrikave të çimentos dhe të parqeve shqetësuese të mullinjve të erës. Duke krijuar një kaos të ambientit dhe duke e kthyer Lezhën nga një mundësi zhvillimi të turizmit në një vend të rrezikshëm të ndotjeve. PDK dhe Poli i Lirisë vjen me premtime konkrete për qytetin e Lezhës. Pika e parë e vendimeve tona nesër në parlament dhe ne qeverisje do të jete vendimi që çdo familje që zhvillon biznes turistik të përjashtohet 5 vjet nga taksat. Kjo do ti jepte një frymëmarrje biznesit, do të nxiste punësimin dhe do të mundësonte përmirësimin e ndjeshëm të kulturës së shërbimit dhe zhvillimit të turizmit, tha Ndoka. Veç të tjerave, Kreu Demokristian theksoi se PDK nuk mund të pranoje që bizneset e kazinove dhe lojërave të fatit që operojnë sot në zonat bregdetare të paguajnë taksa me pak sesa bizneset familjare. Standardi i dyfishte në taksa, ku një pale paguan shuma simbolike pasi qeveritaret favorizojnë miqtë dhe bizneset e tyre dhe pala tjetër qe punon për mbijetese paguan shuma të fryra duhet të marre fund. Vendimi që bizneset turistike familjare që nga Lezha, Velipoja e deri në Ksamil të përjashtohen për 5 vjet nga taksat, gjykojmë se do të ishte një vendim i drejtë, i cili do ta shkëpuste ketë biznes nga pragu i falimentimit ku e kanë zhytur politikat diskriminuese të qeverive të majta e pseudo të djathta, tha Ndoka