E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon përccarja e PBDNJ pas koalicionit me të majtët, largohet Ziso Lluci

Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes politike mes PBDNJ dhe Partisë Socialiste për koalicion zgjedhor, në terren janë dukur shenjat e para të mosmarrëveshjeve mes kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe disa drejtuesve lokale të OMONIES. Ziso Lluci, një nga figurat kryesore përfaqësuese të minoritetit grek, në rajonin e Sarandës, ish-deputet dhe aktualisht kryetar i Komunës së Finiqit në rrethin e Delvinës, ka dhënë dorëheqjen në shenjë mospajtimi me vendimin e kryesisë së Partisë PBDNJ dhe Kryetarit Dule, i cili nuk mbështeti mendimin për të dalë i pavarur në mbrojte të interesave të minoritetit. Një pjesë e të zgjedhurve lokalë në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2007, kanë marrë mbështetjen e PD dhe tolerancën e partisë në pushtet për ta shndërruar hartën e komunave të drejtuara nga kryetarët me përkatësi kombëtare greke të dominuar prej tyre me shtrirje në gjithë komunat minoritare. Vetëm njëri nga kryetarët e komunave në Sarandë, Dhimo Kote, i komunës së Xarrë-Mursisë fitoi postin e kryetarit me mbështetjen e PS nga 8 komunat e rrethit të Sarandës në 2007.  Në ceremonitë inauguruese apo vizitat e krerëve të PD, krerët e komunave të caktuar për të përfaqësuar pakicën etnike në administrimin e pushtetit vendor, shfaqeshin në krah të zyrtarëve të lartë të PD, si të mbështetur dhe të përkrahur prej të djathtës në pushtet. Brenda Omonies të drejtuar nga kryetari Vasil Bollano ka pasur rryma të krahëve të ndryshëm nga e majta dhe e djathta, duke i bërë presion Dules për qëndrime në përkrahje të forcës së djathtë apo të majtë të politikës shqiptare. Në deklaratën e z. Llucit mes të tjerave shprehet qëndrimi i tij personal dhe atij grupimi, i cili është shfaqur shpesh si kundërshtues i veprimeve dhe qëndrimeve politike të kryetarit Dule. Ne mbështesim një organizëm të vetëm dhe të drejtpërdrejtë  të një Organizate të minoritetit etnik grek në Shqipëri me objektiva në interes të tij. Ne jemi kundër pazareve  politike që bëhen nga ana e Kryetarit në Tiranë dhe të pa mbështetura nga tërësia e bashkëkombësve tanë kudo ku janë. Do të ruajnë privatësinë dhe pavarësinë nga organizata e Omonias duke dhënë dorëheqjen  na kryesia dhe gjithë detyrat që  mbanin  deri ditën e sotme. Zërat e tjerë kanë preferuar të qëndrojnë ende në heshtje duke pritur një moment më të përshtatshëm për të shfaqur kundërshtitë e tyre, ndoshta për të mos humbur mbështetjen e bashkëkombësve të vet, u shpreh Lluci. Një numër jo i vogël zyrtarësh të përzgjedhur nga PBDNJ-shi, që sot gëzojnë poste drejtorësh dhe vende drejtuesish në institucione lokale, që gëzojnë mbështetjen e Omonies, në sajë të marrëveshjes së para katër vjetësh me PD, ndjehen të kërcënuar nga ndarja politike me PD. Sot, në rrethet politike dhe mjedisin politik në rajon, u fol  për thirrjen nga ana e zyrtarëve të lartë të maxhorancës qeverisësve , ku ju është  kërkuar dorëheqja nga postet që mbajnë , duke e konsideruar të ndërprerë njëanshmërisht marrëveshjen e deritanishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›