E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Statusi dhe çështjet e barazisë gjinore, në qendër të programit PD

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Tiranës, Arben Imami, ka hapur fushatën elektorale me një takim me gra të Njësisë bashkiake nr. 7. Duke vlerësuar rolin e femrës në ndryshimin e shoqërisë dhe vendit, Imami ka theksuar se statusi i tyre dhe çështje të barazisë gjinore janë vendosur në qendër të programit elektoral të Partisë Demokratike. Ne jemi parti e së djathtës dhe i duam gratë ashtu si janë, të barabarta, por të ndryshme, ka deklaruar ai. Fitorja e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, sipas Imamit, do ti mundësojë një mandat të dytë kësaj qeverie, e cila në këto 4 vite ka ndërmarrë reforma të mëdha dhe ka ndryshuar Shqipërinë. Në këtë takim prioritare ka qenë çështja e legalizimit, ku kandidati demokrat vuri në dukje se kundrejt planit të urbanizim-legalizimit, Partia Demokratike zgjodhi që ti legalizonte më parë banesat dhe më pas të bënte urbanizimin, në mënyrë që edhe aty ku mund të prishej ndonjë banesë, qytetarët të dëmshpërbleheshin nga shteti. Duke shpalosur programin elektoral të Partisë Demokratike,  Imami siguroi se në 4 vitet e ardhshme Qeveria do të përqendrohet në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, duke garantuar se këto do të jenë 4 vitet e ndryshimit të madh. Ai kërkoi gjithashtu një sensibilizim më të madh për rritjen e pjesëmarrjes në votime, në mënyrë që të gjithë së bashku të votojmë për një të ardhme të sigurt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›