Basha takime me zyrtaret e KE
Ministri i Brendshem, Lulzim Basha u takua me drejtorin per Migracionin, Azilin dhe Kufijte ne Komisionin Evropian Jean-Louis De Brouer dhe Shefin e Njesise per Marredheniet me Jashte dhe Zgjerimin Luigi Soreca. Basha paraqiti perpara zyrtareve te KE arritjet e qeverise shqiptare ne permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga udherrefyesi per liberalizimin e vizave. Basha tha nder te tjera se ka mberritur ne 252 mije numri i aplikimeve per pasaporta biometrike, eshte permbyllur instalimi i sistemit TIMS ne te 26 pikat e kalimit kufitar, eshte ne zbatim plani i veprimit te Strategjise Ndersektoriale te Luftes Kunder Krimit te Organizuar, Trafiqeve e Terrorizmit. Drejtori per Migracionin, Azilin dhe Kufijte ne Komisionin Evropian De Brouer vleresoi maksimalisht keto arritje, duke u shprehur se kriteret kryesore te udherrefyesit ose jane permbushur plotesisht, ose jane prane konkretizimit. De Brouer u shpreh optimist se ekspertet e delegacionit te KE qe do te vizitojne Shqiperine do te percjellin nje raport pozitiv per progresin e arritur ne Shqiperi, gjate kesaj periudhe.