Patozi: PD, s'ka ndryshim ne lidership
Fatjona Mejdini
Partia Demokratike nuk do te beje ndryshime radikale ne pozicionet e saj drejtuese ne Kuvendi Kombetar, i cili do te mbahet ne 12 dhjetor te ketij viti, por as pas tij. Kete e pohon vete nenkryetari i PD-se njekohesisht kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi ne nje prononcim per mediat. Duke lene per t'u kuptuar se do te kete nje rikonfirmim jo vetem te kryetarit te PD por dhe te lidershipit aktual. Sipas Patozit, ne kete Kuvend do te miratohen disa ndryshime ne statut, anetaret e Keshillit Kombetar, si dhe do te zgjidhet kryetari i PD-se. Nenkryetari i PD-se thekson se postet e nenkryetareve te partise, te sekretarit te pergjithshem, me statut nuk jane te rrezikuar per sa i perket papajtueshmerise se dy mandateve. Nderkohe qe mund te diskutohet pjesa tjeter e sekretariatit. Per sa i perket zgjedhjeve per kryetarin e Partise Demokratike, Patozi deklaroi se eshte e udhes qe gara te jete reale. Per te, nuk ka asnje problem nese ne kete gare perballe kryeministrit Berisha te mos kete asnje rival. "Do te ishte me mire qe te mos kete rivalitet, sesa te shpikim rival kukull, ashtu sic ndodhi ne PS. Partia Demokratike nuk ka nevoje te shpike nje "lakror" per zgjedhjet e brendshme te saj. Zoti Berisha ka meriten kryesore per fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit", deklaroi Patozi. Njeheresh ai nuk ka munguar te flase dhe per debatet e fundit, ne lidhje me faktin nese ata persona te cilet mbaje poste drejtuese ne PD, duhet te mbajne ne te njejten kohe edhe poste te larta ne ekzekutiv. Sipas Patozit, parimisht eshte e drejte qe mbajtja e disa posteve mund te sjelle edhe mbingarkese, por parimi i ndarjes se pushteteve nuk mund te funksionoje per drejtuesit me te larte te Partise Demokratike. "Parimi politik eshte qe lidershipi i partise vendos per qeverine dhe jo e kunderta. Per shkak se nje parti kur vjen ne pushtet, drejtuesit e saj zene vend ne qeveri dhe jo e anasjellta", deklaroi Patozi per mediat. Ne kete kuader ai theksoi se ndarja e pushteteve nuk mund te funksionoje per figura si nenkryetaret e partise dhe sekretarin e pergjithshem. Kuvendi i demokrateve pritet te mbahet ne 12 dhjetor dhe prej kohesh jane ngritur strukturat, te cilat po pergatisin punen per kete forum te larte te PD-se. Zgjedhja e kryetarit te ri te PD-se ishte parashikuar per t'u kryer ne mesin e ketij viti, por zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, te cilat u mbajten ne 28 qershor, ben qe kjo procedure te shtyhej per fundin e ketij viti. Fakti qe PD arriti te dilte partia e pare ne keto zgjedhje, ben qe demokratet te vleresojne me shume se kurre kontributin e kryeministrit Berisha ne kete fitore.
Kryesia e Partise Demokratike,, ne mbledhjen e pak javeve me pare vendosi thirrjen e Kuvendit Kombetar Zgjedhor, diten e shtune me date 12 dhjetor ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane. Sipas demokrateve, ky Kuvend do te jete akti final i procesit te analizave per zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit si dhe i zgjedhjes se anetareve te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, ne kuvendet e degeve. Keto analiza pritet te shoqerohen me te gjitha korrigjimet e nevojshme ne drejtimin e strukturave lokale per te menjanuar defektet e mundshme te verejtura ne zgjedhjet e 28 qershorit. Kryesia e Partise Demokratike vendosi edhe ngritjen e Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale te Partise nen drejtimin e nenkryetarit te PD-se, Astrit Patozi, si dhe te Komisionit per Rishikimin e Statutit te kryesuar nga sekretari i pergjithshem Ridvan Bode.