De Brouer-Metes: Integrimi, jeni ne rrugen e duhur
Shqiperia eshte ne rrugen e duhur per te perfituar liberalizimin e vizave. Keshtu eshte shprehur drejtori per Migracionin, Azilin dhe Kufijte ne Komisionin Evropian, Zhan Lui De Brouer gjate nje takimi te zhvilluar me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem, Ilir Meta. Sipas zyrtarit evropian, qeveria shqiptare gjate muajve te fundit ka bere progres te dukshem ne rrugen e reformave qe duhet te permbushen per t'u arritur levizja e lire e qytetareve. "Qeveria shqiptare ne muajt e fundit ka bere nje perparim te dukshem, per sa i perket punes se bere per te permbushur kerkesat e BE per te bere te mundur liberalizmin e vizave. Jane pergatitur plane veprimi, jane hartuar ligjet e nevojshme ndersa konstatoj se po ecet mire dhe me procesin e prodhimit dhe pajisjes se shtetasve me pasaportat biometrike. Kerkohet te vijohet me tej me kete ritem per kete arsye kerkohet miratimi dhe zbatimi i legjislacionit sic eshte ligji per konfiskimin e pasurive", deklaroi De Brouer. Optimist per ecurine e deritanishme, zyrtari Komisionit Evropian thote se raporti qe qeveria shqiptare do te dorezoje ne mesin e nentorit ne Bruksel ku jane te renditura hapat qe ka ndjekur deri me tani qeveria per permbushjen e standardeve te kerkuara duket se do te jete vendimtar per levizjen pa viza drejt vendeve te BE. "Procesi eshte transparent. Te dyja palet e dine kush jane standardet per t'u permbushur, me plotesimin e tyre do te jemi te gatshem te percaktojme dhe hapat e metejshme si dhe kohen e veprimit",-tha ai. Teka eshte shprehur se eksperte te tjere te delegacionit te KE qe vijne ne Shqiperi, do te percjellin progresin. Ne 20-vjetorin e renies se Murit te Berlinit, per zv/kryeministrin dhe njeheresh ministrin e Jashtem Meta, liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare do te shenonte nje renie te dyte te kesaj barriere me Bashkimin Evropian. F.Mejdini