E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Shqiperia, perparim i dukshem per vizat me BE

Rozeta Rapushi

Shqiperia ka bere perparime pozitive ne procesin e liberalizimit te vizave, me vendet anetare te Bashkimit Evropian. Duke evidentuar ecjen pozitive ne pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike dhe menaxhimin e kufijve. Keshtu vleresoi dje zevendesdrejtori i Pergjithshem i Komisionit Evropian per Drejtesine, Ligjin dhe Sigurine, Jean Louis De Brouer, gjate takimeve me personalitete ne vendin tone. Gjate takimit me ministrin e Jashtem, Ilir Meta, De Brouer, vleresoi "perpjekjet e bera nga Shqiperia, per te permbushur kushtet e udherrefyesit per liberalizimin e vizave. Perfshire ketu edhe miratimin e plan-veprimeve qe kerkohen nga udherrefyesi. Zbatimi i tyre duhet te vijoje me vendosmeri dhe perpjekjet per te perparuar ne fushat e mbetura duhet te intensifikohen. Gjithashtu, leshimi i vazhdueshem i pasaportave biometrike qe prej majit 2009 u vleresua si nje hap shume pozitiv". Megjithate, De Brouer, beri te qarte, se kane mbetur ende kushte te tjera pa u plotesuar nga Shqiperia ne rrugen e saj drejt liberalizimit te vizave. Sipas tij, sa me shpejt te jete e mundur duhet te miratohet dhe zbatohet, strategjia dhe plan-veprimi per luftimin e krimit financiar, projektligji i ri qe rishikon ligjin e vitit 2004 per konfiskimin e aseteve kriminale si dhe projektligji i ri mbi ndihmen ligjore reciproke nderkombetare. "Gjithashtu, rritja e kapaciteteve ne fushen e menaxhimit te kufijve dhe migracionit eshte shume e rendesishme", vijoi De Brouer, duke theksuar si te domosdoshem edhe bashkepunimin mes agjencive te zbatimit te ligjit, mes gjyqesorit dhe prokurorise, ne menyre qe te rritet efikasitetin ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve. Ne keto kushte, De Brouer, u beri thirrje autoriteteve shqiptare te ecin perpara, pa vonesa te metejshme, me zbatimin e ceshtjeve te mbetura dhe te sigurohen qe perparimi i nevojshem i raportohet Komisionit Evropian deri ne mes te nentorit. Ai theksoi se koha e nje propozimi te mundshem te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare varet nga shpejtesia me te cilen Shqiperia i permbush kushtet e mbetura nga udherrefyesi. "Komisioni do te marre masa dhe do te paraqese nje propozim per liberalizimin e vizave per qytetaret e Shqiperise sapo te shohe qe Shqiperia i ka permbushur standardet e mbetura", theksoi ai. Zevendesdrejtori i KE-se, theksoi edhe nevojen e permiresimit te metejshem te kapacitetit hetues te policise dhe prokurorise. Si dhe kerkoi nevojen qe te sigurohet akses i drejtperdrejte tek sistemi i informacionit te inteligjences kriminale MEMEX nga te gjitha njesite rajonale te policise dhe autoritete te tjera te zbatimit te ligjit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›