E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takime në Labinot

Elbasan - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha është takuar me banorë të komunës Labinot Mal. Në këtë takim Ministri Basha, duke bërë të ditur se vetëm për këtë komunë qeveria ka investuar 1.5 milion euro, ka theksuar se këto investime nuk do të ndalen deri sa, çdo rrugë dhe rrugicë e kësaj zone të jetë e asfaltuar dhe çdo shtëpi të ketë ujë të pijshëm brenda saj.

"Çdo projekt të kësaj komune, si deputet i ardhshëm i Elbasanit, së bashku me deputetët e tjerë që kam rreth meje, do ta shndërrojmë në realitet brenda dy viteve të para të qeverisjes. Çdo rrugë do të jetë e asfaltuar, çdo shkollë e konstruktuar dhe po ashtu, çdo spital e qendër ambulatore", deklaroi Basha.

Përballë këtij modeli, tha Ministri Basha, qarkullon ai i Ramës, i cili në çdo investim që bën sheh interesin e tij personal dhe atë të miqve të tij. Prandaj Tirana nuk ka sot plan urbanistik, ka mungesë shkollash dhe ka rrugë të cilat janë shkatërruar plotësisht vetëm pak muaj pas përurimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›