Koçi: Dy partitë mëdha po privatizojnë sistemin
24/05/2009 Listat e kandidatëve
“Hartimi i listave te kandidateve për deputetë në PS dhe PD vërtetoi edhe një herë procesin e privatizimit të sistemit politik në vend. Nga privatizimi i partive po shkojmë në privatizimin e Parlamentit. Jo më në zgjedhjen e tij, por në emërimin e tij.” Kështu u shpreh dje kryetari i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, Petro Koçi, gjatë një deklarate për shtyp lidhur me një proces të tillë. Madje, ndalur po te listat e kandidatëve për deputetë, Koçi vlerësoi se “të dyja listat i karakterizoi politika e përjashtimit dhe jo ajo e gjithëpërfshirjes. Opinioni publik duhet të kuptojë se pas përjashtimit politik fshihet epshi i përjashtimit social dhe ekonomiko-financiar të qytetarëve. Nën justifikimin e kriterit teknokratik, në shërbim të interesit personal të kryetarëve është anashkaluar kriteri politik”, - deklaroi ai. Sipas kreut të PSV ’91, nuk duhet harruar se Kuvendi në radhë të parë është një institucion politik dhe pastaj teknokratik. “Kuvendi i zgjedhur në vitin 1996 kishte vërtet personalitete të fushave të ndryshme profesionale, por anëtarët e atij kuvendi në një numër të konsiderueshëm nuk përfaqësonin personalitet politike, prandaj ai kuvend mbetet kuvendi më i zi i historisë sonë pluraliste parlamentare pas vitit 1990. PSV ’91 fton qytetarët që të mos shkojnë pas më të fortit, por pas alternativës më të mirë të mundshme”, - vlerësoi Koçi.