E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim në Patos

Patos - Ilir Meta zhvilloi sot një miting me përkrahës të LSI-së në qytetin e Patosit. I shoqëruar nga Nënkryetari dhe kandidati që udhëheq listën e kandidatëve të LSI-së në Fier, Dritan Prifti, si dhe nga kandidatët e tjerë të këtij qarku, Meta u shpreh se kësaj përkrahjeje kaq të madhe të qytetarëve në të gjithë vendin, LSI i përgjigjet me programin më të mirë dhe më konkret, e gatshme për të qeverisur vendin pas 28 Qershorit.

“Jam këtu në Patos për t’ju treguar ju dhe gjithë shqiptarëve se Lëvizja Socialiste për Integrim, të gjithë progresistët dhe socialistët të bashkuar me LSI-në dhe me koalicionin tonë Aleanca Socialiste për Integrim, qëndrojnë përballë Sali Berishës për ta mundur më 28 Qershor, për ta larguar një herë e mirë nga politika dhe nga qeverisja, këtë kryeministër që ka diskriminuar të gjithë shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve”, deklaroi Meta gjatë fjalës së tij.

Duke iu përgjigjur kryeministrit Berisha në programin elektoral që lexoi në Kuvendin e PD-së, lideri i LSI theksoi se “është për të ardhur keq që Kryeministri jonë mjek, që ka sëmurë gjithë Shqipërinë, e ka kuptuar tani në fund të mandatit, sesa i sëmurë është vetë sistemi i mjekësisë, të cilën e kishte vendosur si çështjen kryesore për të zgjidhur gjatë katër viteve të ardhshme”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›