Kandidatët hyjnë në zgjedhje me pasaporta false
24/05/2009 KQZ merr në shqyrtim 8 subjekte, regjistron listat shumemërore të PMDE-së
Mungesa e kopjes së një dokumenti të vlefshëm identifikimi ka përbërë arsyen kryesore të kthimit nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve të plotësimit të dokumentacioneve subjekteve zgjedhore. Gjatë shqyrtimit të listave shumemërore për tetë subjekte zgjedhore pas verifikimit dhe konstatimit nga administrata e këtij institucioni, rezultoi se kandidatët kishin depozituar bashkëngjitur dokumentit të kandidimit kopje të letërnjoftimeve të vjetra dhe të pasaportave të skaduara. Kishte mes tyre që në vend të kësaj kishin paraqitur kopje të faqes së pasaportës me vizën “Shengen” apo dhe lejen e automjetit. Asnjëri prej kandidatëve nuk kishte paraqitur kopje të kartës së identitetit, ndërkohë që shumica kishte paraqitur certifikatë lindjeje me fotografi. Në këtë mënyrë, nga tetë subjekte që u shqyrtuan dje, vetëm listat shumemërore të Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve në koalicion me LSI-në u miratua. Ndërkohë që të tjerat, mes të cilave edhe PDK-ja e Ndokës dhe LZHK-ja, u kthyen për plotësim dokumenti. KQZ-ja me 4 vota të mazhorancës në komision votoi kundër propozimit të anëtarëve të majtë për refuzimin e listës së kandidatëve të Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, parti në koalicion me PD-në. Këtij subjekti i mungonin listat shumemërore për qarkun e Tiranës, Beratit dhe Shkodrës. “Propozoj që listat e këtij subjekti zgjedhor të mos pranohen, por të rrëzohen. Nëse do të pranojmë që ai të sjellë listat, atëherë do të lejojmë që një parti të sjellë listat për një qark dhe për 11 të tjerat t’i sjellë më vonë”, - tha ai. Në mbështetje të kësaj logjike u deklarua edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ Eridian Salianji. Duke cituar pjesë të të njëjtin nen të Kodit Zgjedhor që palët po përdornin si argumente dhe kundër argumente, ai theksoi se “Kodi bën fjalë për parregullsinë e dokumentit të kandidimit, që kjo parti nuk i ka fare në qarqet Tiranë, Berat apo Shkodër”. Përballë këtyre argumenteve kryetari Ristani, duke këmbëngulur në interpretimin që ai i bëri ligjit të zgjedhjeve, tha se komisioni po respekton pikërisht atë duke e kthyer dokumentacionit për plotësim. “Lexoni mirë Kodin Zgjedhor, neni 93. Në këtë rast kemi mospërmbushje të kërkesave të Kodit. Nga këto debate marrin edhe këta kot dhe godasin KQZ-në. Nuk keni pse të krijoni tymnajë këtu fare”, - tha ai.
Mungojnë kandidatët meshkuj
Partia Rruga e Lirisë, subjekt zgjedhor që është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit si pjesë e koalicionit “Poli i Lirisë”, ndryshe nga partitë e tjera, nuk ka respektuar kuotën 30% të përfaqësimit me burra. Nga gjashtë qarqe problematike që u raportua për këtë parti, tre prej tyre kishin problemin e mosplotësimit të kriterit të gjinisë, pasi në listat shumemërore mbizotëronin kandidate femra. Po ashtu edhe partisë “Forca Albania” iu kthye dokumentacioni për plotësim, pasi 14 kandidatë të shpërndarë në gjashtë qarqe nga 12 që janë gjithsej, kishin përfshirë në dokumentin e kandidimit si dokument identifikimi kopje të letërnjoftimeve të vjetra ose të pasaportave që u kishte kaluar afati i vlefshmërisë.
Listat e PD-PS, KQZ-ja sot nxjerr vendimin
Komisioni Qendrori Zgjedhjeve do të vijojë gjatë mbledhjes së sotme me orë të zgjatura listën shumemërore për 20 subjektet zgjedhore, mes të cilave edhe të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Dita e sotme shënon mundësinë e vetme për KQZ-në që të shqyrtojë këto subjekte, pasi në respektim të Kodit Zgjedhor e diela shënon skadimin e afatit. “Të dielën është afati i fundit i shqyrtimit. Duhet të kapim afatin. Kodi Zgjedhor përcakton se ne duhet t’ua kthejmë jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve”, - tha kryetari Ristani. Ndërkohë dokumentacioni i korrigjuar depozitohet jo më vonë se 32 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Vendimi për miratimin ose refuzimin e dokumentacionit përfundimtar merret brenda 48 orëve nga depozitimi i tyre.