Basha takon homologen austriake, mbështetje për integrimin
VJENë- Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha gjatë takimit me ministren e Brendshme të Austrisë Znj. Maria Fekter informoi mbi progresin e Shqipërisë në fushën e sigurisë së dokumentave, duke sjellë ndërkohë në vëmendje dhe duke falënderuar qeverinë austriake për ndihmën dhe asistencën e vazhdueshme të dhënë në këtë drejtim. Ministri Basha informoi homologen austriake Fekter edhe mbi instalimin dhe funksionimin në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Shqipëri, të një sistemi modern, të unifikuar dhe të ndërlidhur me qendrat kombëtare dhe ndërkombëtare të analizës së informacionit kriminal. “Jam e bindur se shqiptarët do të lëvizin shumë shpejt pa viza,- deklaroi Ministrja e Brendshme e Austrisë Znj. Maria Fekter. Kurse ministri Basha shprehu bindjen se puna e arritur do të verifikohet nga ekspertët në muajin Shkurt, dhe do të rezultojë në një vlerësim pozitiv nga KE.(m.a/News24/BalkanWeb)