Tiranë, arrestohet 46 vjecari, trafikonte femra
TIRANE- Arrestohet në një lokal në Kombinat të Tiranës 46 vjecari i kërkuar për trafik të mishit të bardhë. Agim Imeri lindur në Kukës dhe banues në kryqytet dyshohet se në muajin gusht të vitit 2009, ka trafikuar për qëllime prostitucioni një 23 vjeçare nga Tirana, nëpërmjet Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë me destinacion Italinë. Hetimet për kapjen e tij janë shtrirë përgjatë 3 muajve ndërsa nisen me denoncimin në polici të vajzës që ai e shfrytëzoi përreth 4 muaj në Itali. (e.n/BalkanWeb)