Bregu takon homologen malazeze: Shqipëria në 2014 në BE
TIRANE- Me ipenjimin maksimal të të gjithë qeverive por edhe aktorëve kryesorë të një shoqërie në procesin e integrimit të një vendi në BE, do të bëhet e mundur që në 2014 Shqipëria të jetë anëtare e familjes së madhe europiane. Kjo deklaratë vjen nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu gjatë konferencës së zhvilluar pas takimit me homologen e saj të Malit të Zi Gordana Djurovic. Bregu, në fjalën e saj, ka theksuar se procesi i integrimit është një proces merite duke shprehur bindjen se në 2010 shqiptarët do të lëvizin pa viza. Ministrja Bregu dhe ministrja Djurovic vlerësuan zhvillimet dhe momentet e mira, thuajse të njëjta, në të cilat ndodhen dy vendet, në rrugën e integrimit, kur ndërsa Mali i Zi e ka dorëzuar pyetësorin, Shqipëria është në përmbyllje të tij. Të dyja minstret uruan që ky proces të mbyllet sa më parë e sa më suksesshëm për të dy vendet.(m.a/News24/BalkanWeb)