Basha takon ish Kryeministrin e Kosovës Agim Çeku
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar sot me Kryetarin e Partisë Socialdemokrate dhe ish-Kryeministër i Kosovës, Agim Ceku e siguroi atë për mbështetjen, përkushtimin e plotë e të vazhdueshëm të qeverisë dhe diplomacisë shqiptare, dhe gjithë infrastrukturës diplomatike të Shqipërisë, në funksion të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Zyra e Shtypit pranë Ministrisë së Jashtme bëri të ditur se "gjatë takimit ministri Basha vlerësoi angazhimin e mëparshëm dhe aktual të zotit Çeku në zhvillimet politike në Kosovë".