Tiranë,17 vjeçari aksidenton kalimtarin
Një aksident ka ndodhur pranë shkollës Vasil Shanto në Tiranë. Sipas policisë Erand Mejdani 17 vjeç ka përplasur me makinën e tij një kalimtar I cili u dërgua në spitalin ushtarak ku është në rrezik për jetën. Mësohet se kalimtari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina me targa TR 74 84 F. Ndërkohë policia po heton më shkaqet e aksidenit, por mendohet që shkak të jetë pakujdesia e drejtuesit të automjetit i cili nuk dispononte leje drejtimi.