E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha tek "Pazari i Ri": Do t’i japim fund çdo abuzimi me çmimet

TIRANË- Kryebashkiaku Lulzim Basha ishte sot i pranishëm në tregjet me shumicë tek ish - Uzina “Dinamo” dhe tregu “Avni Rustemi”, për të monitoruar vetë nga afër çmimet e fruta-perimeve, në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, për të mos lejuar rritjen abuzive të tyre për festa. Basha shoqërohej nga  Nënkryetari Edmond Panariti, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit (AMK), të Policisë Bashkiake dhe drejtues të Tatim - Taksave.

Kreu i Bashkisë deklaroi se institucioni që ai drejton ka vendosur t’i japë fund abuzimeve me çmimet. "Kemi hapur një kapitull të ri marrëdhëniesh me qytetarët dhe tregtarët. Nuk do të lejojmë më abuzimet me çmimet”, -tha Basha.

Basha e cilësoi të suksesshme fushatën e kontrolleve të ushtruara nga përfaqësues të Bashkisë, në tregje të ndryshme.
“Unë kam besim të plotë, se me të njëjtin vetëndijësim që tregtarët këtu dhe i gjithë zinxhiri deri tek grosistët kanë reaguar ndaj këtij shqetësimi legjitim të qytetarëve, të cilin sot e përfaqëson Bashkia nëpërmjet inspektimeve të saj, do të vazhdojë edhe këtë javë dhe që çmimet do të mbeten në suazën, kuadrin e çmimeve normale” - tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›