E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha-vendorëve: Të luftojmë informalitetin fiskal

Lufta kundër informalitetit dhe menaxhimi i të ardhurave kanë qenë dy shqetësimet kryesore që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka ndarë gjatë takimit të tij me vendorët. Sipas Bashës mundësia për të mbledhur taksat është ulur nga tyransferimi i bizneseve drejt periferive, ndërsa ka shtruar nevojën e ndërmarrjes së në reforme për mënyrën se si shpërndahen dhe mblidhen të ardhurat.
 

“Kemi disa vështirësi, siç është edhe menaxhimi i të ardhurave. E kemi të vështirë të luftojmë informalitetin fiskal. Mundësia për të mbledhur taksat është ulur pasi bizneset kanë shkuar drejt periferive. Nevojitet reformë për të parë si janë shpërndarë dhe si mblidhentë ardhurat. Duhet të luftojmë nformalitetin fiskal, të jemi në gjendje të investojmë të ardhurat, ti kthejmë në investime paratë e taksapaguesve” u shpreh ai.
 

Më tej Basha duke vlerësuar shqetësimet e ndryshme të qytetarëve u kërkoi vendorëve të angazhohen për përmirësimin e shërbimit të pushtetit vendor.
 

“Jam takuar me 60 mijë qytetarë, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre.Të përmirësojmë shërbimin e pushtetit vendor. Të forcojmë rolin e qytetarëve në vendimmarrjen tone” shtoi ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›