Basha vijon kryesimin e garës, 1182 vota plus

(E plotësuar) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar të dhënat më të fundit për rezultatin zgjedhor në Tiranë, deri në orën 20.40
Janë numëruar 452 kuti nga 485.
Basha 116 917 vota , Rama 115 735 vota.
Basha kryeson me 1182 vota plus.
Basha me 1060 vota plus
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar të dhënat më të fundit për rezultatin zgjedhor në Tiranë, deri në orën 19.40.
Janë numëruar 450 kuti nga 485.
Basha 116 330 vota , Rama 115 270 vota.
Basha kryeson me 1060 vota plus.
Basha vijon kryesimin me 1034 vota plus
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar të dhënat më të fundit për rezultatin zgjedhor në Tiranë, deri në orën 17.40
Janë numëruar 447 kuti nga 485 kuti.
Basha 115 436 vota, Rama 114 402 vota.
Basha kryeson me 1034 vota plus.
Basha 50.2%, Rama 49.8%
Derisa kanë mbetur vetëm edhe 39 kuti për tu numëruar, gara për bashkinë e Tiranës vazhdon të jetë e ngushtë, me një avantazh të vogël të kandidatit demokrat, Lulzim Basha.
Sipas KQZ-së së Shqipërisë, nga 446 kuti të numëruara, prej 485 sa ka gjithsejtë, në favor të Lulzim Bashës, janë 50.2 përqind e votave, derisa për kandidatin socialist, Edi Rama, janë 49.8 përqind e votave të numëruara.
Basha me 1153 vota plus
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar të dhënat më të fundit për rezultatin zgjedhor në Tiranë, deri në orën 15.00.
Sipas tyre, kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha, kryeson me 113.529 vota në total, kundrejt rivalit socialist Edi Rama, që ka grumbulluar 112.376 vota në total.
Basha kryeson me 1153 vota plus.
Kutitë e panumëruara, mbeten edhe 45 në total.
Basha kryeson
Lulzim Basha, kryeson në garën për Tiranën.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar të dhënat më të fundit për rezultatin zgjedhor në Tiranë, deri në orën 11.30 të paradites së sotme.
Sipas tyre, kandidati demokrat për Tiranën, Lulzim Basha, kryeson me 110.868 vota, kundrejt rivalit socialist Edi Rama, që ka 110.361 vota.