E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalglish, tri vjet në Liverpool

Erdhi në klub në janar në vend të Roy Hodgson, kur ekipi gjendej në pjesën e poshtme të tabelës, por sot është i pesti në Premierligë. Roy Hodgson ka transformuar Liverpoolin dhe për këtë është shpërblyer me kontratë trevjeçare në Anfield Road. Nga Express më 12 maj 2011 në ora 18:18

Kenny Dalglish ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Liverpoolin. Legjenda e Anfield Road është shpërblyer për punën e tij pas ardhjes në bazë të përkohshme, pas largimit të Roy Hodgsonit në janar.

Dalglish dhe asistenti i tij Steve Clarke, i cili po ashtu ka marrë marrëveshje trevjeçare, kanë ngritur ekipin nga pjesa e poshtme e tabelës drejt aktualisht pozitës së pestë.

Skocezi për një kohë të gjatë spekulohej me qëndrim të përhershëm pas ringjalljes së ekipit nën drejtimin e tij, që impresionoi pronarin e ri të klubit John W Henry dhe kryetarin Tom Werder.

Bisedimet janë zhvilluar tashmë disa javë dhe lajmi që sigurisht se do të gëzojë tifozët e Liverpoolit anë e mbanë botës u konfirmua të enjten pasdite.

Dalglish i tha ueb faqes zyrtare të klubit: “Kam thënë kur kam marrë punën në janar se do të jem i lumtur t’i ndihmoj klubit edhe vetëm për pjesën e mbetur të sezonit. Pronarët kanë vendosur se duan që unë të mbetem për më gjatë dhe ky është lajm i shkëlqyeshëm për mua dhe Steve Clarke, që kemi nënshkruar këto kontrata”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›