E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern transferon Neuerin

Nga Express më 12 maj 2011 në ora 18:14

Mediet gjermane kanë njoftuar të enjten se Bayern Munich ka arritur marrëveshje me vlerë që mund të arrijë në 25 milionë euro me rivalin nga Bundesliga, Schalke 04, për transferimin e portierit Manuel Neuer.

Magazina Kickers ka bërë të ditur se Bayern ka pranuar të paguajë 18 milionë euro për reprezentuesin gjerman.

Gjiganti bavarez do të paguajë edhe 3 milionë euro të tjera për 25 vjeçarin, pasi të fitojë titullin e 23-të në Bundesligë si dhe 4 milionë shtesë nëse fiton Ligën e Kampionëve.

Bayern do ta prezantojë zyrtarisht futbollistin – i cili kishte edhe një vit kontratë me Schalken – mes 23-26 maj.

E përditshmja Bild raportoi se Neuer ka arritur marrëveshje për kontratë katërvjeçare me vlerë prej 6 milionë euro në sezon. Ndërsa qarkullojnë njoftime se Schalke synon të zëvendësojë Neuerin me portierin e Ajaxit, Maarten Stekelenburg.

Me vetëm edhe një vit në kontratën e tij me gjigantin holandez, Stekelenburg kërkohet edhe nga Manchester United, Arsenal, Juventus dhe Tottenham. Por, ai nuk kushton lirë, 28 vjeçari vlerësohet në rreth 12 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›