E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha vizite ne familjen e Hanke Kites

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zgjedhur që në këtë 100 vjetor, të kujtojë ata që kanë lindur në vitin 1912. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri një vizitë në familjen e Hanke Kitës, e lindur me 15 tetor të vitit 1912. 

Znj. Kita, tashmë 100 vjeç ka qenë edhe pjesë e Luftës Nacional - Çlirimtare. Kreu i Bashkisë i ka dhuruar  zonjës Hanke Kita simbolin e 100 vjetorit të Pavarësisë, me mbishkrimin:  “Dëshmitare e 100 viteve të Pavarësisë”. 

Anëtarët e familjes Kita e vlerësuan këtë gjest të Kryebashkiakut Basha. Mbesat e Hanke e konsideruan një dhuratë të çmuar për gjyshen e tyre, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë dhe një simbol që do ta ruajnë, në kujtim të gjyshes së tyre, sot 100 vjeç dhe të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›