PS kërkon komision për zbatimin e kodit zgjedhor, procesi jotransparent
>Përfaqësues të Partisë Socialiste kërkuan ditën e djeshme në Kuvend ngritjen e një komisioni parlamentar ad hoc për zbatimin e Kodit Zgjedhor. Sekretari Socialist për çështjet zgjedhore në PS, deputeti Kastriot Islami, tha dje pasdite në Kuvend, gjatë seancës së hapjes së sesionit të ri parlamentar, se komisioni do të shikojë ecurinë e procesit të pajisjes me kartat e identitetit, të pastrimit të regjistrit themeltar të shtetasve dhe listat e votuesve, që janë çështjet më të rëndësishme të infrastrukturës zgjedhore.
"PS vëren se procesi është i paqartë, jotransparent dhe në mjaft elementë ka mangësi, të cilat rrezikojnë realizimin në kohë të këtyre parametrave zgjedhorë", tha Islami, duke argumentuar kërkesën e socialistëve. Në përgjigje të kësaj kërkese, drejtuesi i seancës së djeshme të Kuvendit, nënkryetari i tij Neritan Ceka, tha se "sipas rregullores parlamentare kërkesa e PS-së është depozituar në Kuvend dhe brenda dhjetë ditësh do të kalojë për miratim në Konferencën e Kryetarëve. Më pas, brenda dy javësh, Kuvendi merr vendimin për ngritjen e komisionit", sqaroi Ceka. Deputetët, në seancën e hapjes së sesionit të ri, miratuan kalendarin trejavor të punës së Kuvendit për periudhën (19 janar-5 shkurt).
**************************************************************** Hapet sesioni parlamentar, i pranishëm edhe Fatos Nano
Seanca e parë plenare e sesionit të fundit ka zgjatur vetëm pak minuta dhe në qendër ka patur procesin zgjedhor të qershorit. Tashmë që kodi zgjedhor ka hyrë në fuqi dhe është caktuar edhe data e zgjedhjeve, Partia Socialiste ka tërhequr vëmendjen e qeverisë rreth përgatitjes se infrastrukturës zgjedhore dhe kryesisht listave zgjedhore. Për këtë arsye PS-ja ka depozituar pasdite edhe kërkesën për ngritjen e komisionit parlamentar për çështjet zgjedhore. Ashtu si gjatë gjithë kësaj legjislature, pas gjashtë muajsh ish kryeministri socialist Fatos Nano ka marrë pjesë në seancën plenare, pasi gjashtë muajt janë edhe afati i cili i shkakton ndërprerjen e mandatit. Seancën e drejtonte nënkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka, ku dhe u përcaktua kalendari dhjetëditor i punimeve parlamentare. Në ato pak minuta që u zhvillua seanca, ka folur deputeti socialist Kastriot Islami. Ai argumentoi se të paktën 740 shtetas shqiptarë nuk posedojnë pasaporta ndërkombëtare ndaj duhet të jenë ata, të parët që duhet të pajisen me kartat e reja të identitetit. Islami citoi kërkesën e PS, se një komision Ad-hoc duhet ngritur nga Kuvendi, i cili të monitorojë tërë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.