Rama:Të pastrohen regjistrat nga dublikatat

>Kreu i PS, Rama/ Procesi i kartave është përgjegjësi kushtetuese e ligjore e qeverisë shqiptare
Partia Socialiste konsideron se regjistrat kombëtarë të gjendjes civile nuk janë pastruar nga dublikimet. Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha dje në një konferencë për shtyp, se "në bazë të të dhënave të konfirmura nga Ministria e Brendshme regjistrat kombëtarë të gjendjes civile përmbajnë mbi 100 mijë dublikime", duke kujtuar se "sipas premtimeve të qeverisë ky proces duhej të kishte përfunduar në dhjetor të 2008". Duke i cilësuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare si historike për Shqipërinë, Rama i kërkon qeverisë "të nxjerrë një vendim, ku të urdhërohet që në bazë të listës zyrtare të qytetarëve pa pasaportë, të shpërndahet lista e këtyre personave në të gjitha njësitë vendore deri në 31 janar, me qëllim që 740 mijë votuesit që nuk disponojnë pasaportë të mund të pajisen me kartë identiteti deri në ditën e zgjedhjeve". Gjithashtu Rama shprehu shqetësimin e tij shumë serioz për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të përgatitjes së zgjedhjeve të 28 qershorit nga ana e qeverisë shqiptare. Një analizë e thjeshtë e ecurisë së deritanishme të procesit, si dhe një sërë të dhënash të konfirmuara zyrtarisht nga Ministria e Brendshme. Sepse, sipas Ramës, ende nuk është pastruar Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, i cili sipas versionit zyrtar të qeverisë përmban ende mbi 100 mijë dublikime, ndërkohë që ky proces nga angazhimet publike të qeverisë, rezulton se duhet të kishte përfunduar në korrikun e vitit 2008, pastaj në shtatorin e vitit 2008 dhe pastaj në dhjetorin e vitit 2008. Më tej Rama tha se, këtu kuptohet qartë se me një regjistër në këtë gjendje mund të kemi gjithçka, por jo lista të rregullta zgjedhësish që janë bazë e domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Atëherë në pak se 5 muaj nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore nuk është shpërndarë asnjë kartë identiteti, ndërkohë që ecuria e deritanishme e procesit të aplikimit të qytetarëve për marrjen e këtyre kartave tregon qartësisht se qeveria nuk ka as plan, as kalendar dhe as objektiva të qartë e të bazuar në kushtet e kohës së mbetur deri në 28 qershor. Por çfarë mund të presin qytetaret shqiptare deri në 28 qershor nga procesi i porsanisur, kur në rreth një javë kanë aplikuar jo më shumë se 20.000 persona, ndërkohë që deri ditën e zgjedhjeve kanë mbetur jo më shumë se 115 ditë pune, madje pa llogaritur festat, ndërsa numri i përgjithshëm i votuesve është rreth 3 milionë qytetarë?! Ky proces duket i vonuar gjatë gjithë këtij mandati të dështuar qeverisës. Është koha kur gjërat tona sillen buzë humnerës, duke bërë që këto zgjedhje historike për Shqipërinë e përfshijnë atë në angazhime të mëdha me familjen euroatlantike, nga ku kërcënohen shumë seriozisht standardet e vëna. Ndërsa mënyra krejt e çorganizuar me të cilën më në fund filloi procesi i aplikimit, po bëhet përditë e më alarmante në perspektivën e saj deri në 28 qershor dhe kërkon patjetër korrigjim të menjëhershëm e rrënjësor. Sipas Ramës, ky proces është vërtet përgjegjësi kushtetuese e ligjore e drejtpërdrejtë e qeverisë shqiptare, por dështimi i këtij procesi do të ishte dështimi i Shqipërisë. Jo vetëm duke vënë alarmin për rrezikun e dështimit, po edhe duke dhënë të gjithë kontributin që e drejta e zgjedhjes t'i garantohet çdo shqiptari e shqiptareje dhe që procesi të mos dështojë në asnjë mënyrë. Kjo është ajo që Rama tha, se përse partia socialiste propozon një korrigjim të menjëhershëm të metodës së zgjedhur ndaj mënyrës së ndjekur deri tani, duke i dhënë prioritet absolut qytetarëve e qytetareve votues që nuk kanë pasaportë. Kjo vërteton atë që në Kodin e ri Zgjedhor thuhet se shtetasit që nuk disponojnë pasaportë duhet të pajisen të parët me këtë dokument. Ndër të tjera, Rama propozoj që Këshilli i Ministrave të nxjerrë pa humbur kohë një vendim të ri, ku të urdhërojë, në bazë të listës zyrtare të shtetasve pa pasaportë, shpërndarjen e emrave të tyre sipas çdo njësie vendore deri më datën 31 janar 2009. Sepse autoriteteve vendore duhet tu ngarkohen përveç publikimit zyrtar të listës përkatëse të banorëve të njësisë së tyre pa pasaportë, edhe t'i njoftojnë nominalisht këta shtetas që të aplikojnë për kartën e identitetit. Nga ku sipas një kalendari të bërë publik, duke i njohur me sanksionet e përcaktuara në rast mospajisjeje me kartë në afatin e parashikuar. Kështu që, të gjithë mund të arrijmë të besojmë që rreth 740 mijë qytetarët e qytetaret votues që nuk disponojnë pasaportë, të mund të pajisen me kartë identiteti para 28 qershorit. Në të kundërt është jashtë çdo mundësie objektive për kohën e mbetur deri ditën e zgjedhjeve që kjo kategori shtetasish të mund tu garantohet e drejta për të votuar. Më tej Rama shprehu se, procesi të mos dështojë është shumë e rëndësishme ngritja e një komisioni parlamentar që të monitorojë procesin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore dhe të ushtrojë kontrollin e posaçëm të parlamentit mbi strukturat qendrore e vendore të përfshira në këtë proces gjatë gjithë periudhës së mbetur deri në zgjedhje, nënvizoi Rama.