E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Kryesia e PS91 Vlorë

>Dje në përputhje me kalendarin politik të PS 91,u zhvillua mbledhja e Kryesisë së PS91 për rrethin e Vlorës. Në mbledhje mori pjesë edhe Makbule Çeço Sekretare e Përgjithshme e PS91, si edhe Nazmir Bilani, anëtar i Kryesisë Kombëtare. Mbledhja u përqendrua kryesisht në procesin e shtrirjes organizative të PS91 në Bashkitë dhe Komunat e rrethit. Pas raportit të kryetarit të rrethit, Kasem Cenaj, u diskutua për veprimtarinë e mëtejshme organizative. Makbule Çeço, në emër të Kryesisë Kombëtare u përqëndrua në situatën politike në vend, në objektivat dhe aleancat elektorale të partisë . Më tej Çeço tha se, "Kontributi ynë politik është thelbësor për rinovimin e së majtës socialiste dhe fitoren e saj në zgjedhje. Shkatërrimi i institucionalitetit në PS, shprehu Çeço,  solli përçarjen aktuale të së majtës, por unë jam e bindur në bashkimin e saj bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve. 2008 ishte një vit i mbrapshtë për të majtën, por nëse ndërpritet bashkëpunimi Rama -Berisha, atëherë do të kemi një vit 2009 të mbarë për të majtën. Gjithashtu ajo tha se, bashkë me socialistët e LSI-së po ngremë një koalicion të ri fitues në zgjedhje. Ky është koalicioni që sjell ndryshimin dhe që garanton rrëzimin e Berishës!",nënvizoi Çeço.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›