E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha:Sfidat e Kosovës janë edhe tonat

Sfidat e shtetit kosovar janë edhe sfidat e Shqipërisë. Kështu në ditën e pavarësisë shefi i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha ka garantuar ndihmën dhe mbështetjen që Tirana zyrtare do të vazhdojë ti japë shtetit të Kosovës. Në një intervistë eksluzive për drejtorin e "Ora News" Alfred Peza, ministri i jashtem Lulzim Basha ka vlerësuar arritjet e shtetit kosovar përgjatë një viti, duke filluar nga procesi i njohjes së pavarësisë e deri tek vendosja e misionit EULEX. Shefi i diplomacisë shqiptare Basha iu ka dhënë përgjigje edhe dilemave që më së shumti nxiten nga Beogradi duke theksuar se nuk mund të ketë kthim prapa në rrugën e konsolidimit të shtetit të Kosovës, ashtu siç janë të patolerueshme strukturat paralele atje. Në këtë përvjetor të parë të shtetit të pavarur të Kosovës, Basha ka garantuar se bashkëpunimi mes dy shteteve tona do të jetë i gjithanshëm, duke filluar nga procesi i njohjes së Kosovës deri tek bashkëpunimi ekonomik. Ndërkaq ministri i jashtëm Lulzim Basha është shprehur optimist për ecurinë e procesit të njohjes së pavarësiseë qoftë nga vendet e konferencës islamike si dhe në një të ardhme jo të largët edhe nga vendet e balkanit

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›