Basha,merr pjesë në ministerialin e NATO-s
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha sot e nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel.Në këtë takim do të diskutohet për përgatitjet për Samitin e NATO-s të 3-4 prillit në Strasburg Kehl, ku pritet që Shqipëria të marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut.Ministrat e Punëve të Jashtme të 26 vendeve anëtare të Aleancës, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, do të diskutojnë një numër dokumentesh të rëndësishme për të ardhmen e NATO- s të cilat do të paraqiten në Samitin e Strasburg Kehl për t'u adaptuar nga kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.